Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

18/07/2025 - 16:45
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info kishte raportuar muajin e kaluar se si kompania ndërtimore “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje në qendër të Mitrovicës, ku më pas inspektorati komunal i ndërtimit e kishte gjobitur më gjobë simbolike prej 500 euro.

“Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

Me aktvendimin e inspektorit të ndërtimit, Vehbi Ahmeti, kompania “Medi Premium” ishte urdhëruar t’i ndërpres punimet, nën paralajmërimin se nëse nuk vepron sipas urdhërit do të nxjerrej aktvendimin për rrënimin e këtij mbindërtimi pa leje.

Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

Po ashtu në këtë aktvendim thuhej se kompania ka afat 30 ditor për t’u pajisur me leje, në të kundërtën duhet ta rrënoj mbindërtimin.

Përtej këtyre dokumenteve zyrtare që tregohet se ‘me letra’ po zbatohej ligji, gjendja në terren flet ndryshe.

Kjo pasi që kompania “Medi Premium” as pas 30 dite nuk është pajisur me leje. Mirëpo, shkeljet nuk përfundojnë këtu, pasi që kjo kompani me pronar Albert Halilaj gjatë kësaj jave ka ndërtuar edhe një ‘Penthouse” pa leje ndërtimore (mbindërtim) në një objekt ngjitur objektit ku e kishte ndërtuar ‘Penthous-in’ në qershor.

Gazetarja e Veriu.info sot ka tentuar të kontaktoj me inspektorin e ndërtimin, Vehbi Ahmeti, për të marrë përgjigje se në cilën fazë është procesi i trajtimit të këtij mbindërtimi, pasi që afati 30 ditor për t’u pajisur me leje kompanisë “Medi Premium” i ka skaduar më 13 korrik, para pesë (5) ditësh, por ai ka zgjedhur arrogancën në vend të përgjigjes, ani pse është zyrtar publik dhe paguhet nga taksat e qytetarëve.

Kur gazetarja e pyet për aktvendimin e datës 13 qershor, inspektori i ndërtimit thotë: “Mas pari gabim e ki datën edhe mos më shqetëso se jam t’u hangër bukë në pauzë.”

Dokumenti zyrtar i nxjerrë nga ai, të cilin Veriu.info e ka siguruar përmes qasjes publike, e nxjerrë në rrenë inspektorin Vehbi Ahmeti, i cili mundohet ta kamufloj rastin. Përveç kësaj të pavërtete të thënë nga ai, këtu ai tregon se është në pauzë, e cila në institucione publike është nga ora 12:00 deri 13:00, përderisa gazetarja e ka kontaktuar në ora 13:10. Inspektori Ahmeti ose gënjen edhe këtu sikurse për datën e aktvendimit, ose ka dalë në pauzë gjatë orarit të punës.

Pas raportimeve për ndërtim pa leje, ndërprerjes së punimeve dhe shqiptimit të gjobës, Veriu.info kishte kërkuar përgjigje në pyetjet se pas nxjerrjes së aktvendimit për ndërprerje të punimeve, a po kontrollohet subjekti afarist “Medi Premium” nëse po i vazhdon punimet, ku nga inspektori i ndërtimit me 19 qershor kemi marrë këtë përgjigje: “Menjëherë pas nxjerrjes së aktvendimit, inspektorët kompetentë të ndërtimit kanë realizuar inspektime në terren me qëllim të verifikimit të gjendjes faktike dhe respektimit të urdhrave të përcaktuara në aktvendim. Janë ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e punimeve në mbindërtim, dhe subjekti është njoftuar për pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të vendimit. Inspektimi i parë është realizuar brenda pak ditësh pas lëshimit të aktvendimit. Gjatë inspektimit është konstatuar se subjekti kishte ndalur një pjesë të punimeve, megjithatë janë identifikuar disa veprime që lënë të kuptohet se punimet mund të jenë vazhduar në mënyrë jo të deklaruar. Si rezultat, janë lëshuar vërejtje shtesë dhe është kërkuar respektimi i plotë i ndalimit deri në pajisjen me dokumentacionin përkatës. Inspektimet janë duke u zhvilluar në vazhdimësi, dhe për periudhën e afatit të dhënë 30-ditor janë planifikuar kontrolle të përsëritura për të siguruar që nuk ka veprime ndërtimore të jashtëligjshme. Çdo devijim do të trajtohet sipas procedurave ligjore përkatëse. Drejtoria e Inspeksionit, përkatësisht Sektori i Ndërtimit, është i vetëdijshme për përgjegjësitë që i takojnë dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo aktivitet ndërtimor që bie në kundërshtim me ligjin. Inspektimet po kryhen në mënyrë të rregullt dhe të dokumentuar. Në rast të ndonjë shkeljeje të re, do të ndërmerren masat e parapara me legjislacionin në fuqi, përfshirë edhe nxjerrjen e aktvendimit për rrënim, nëse subjekti nuk i përmbahet vendimit ekzistues”, thuhej në përgjigjen e inspektorit Vehbi Ahmeti.

Pra, në përgjigjen e inspektorit Ahmeti thuhet se subjekti ka bërë punime të padeklaruara, me ç’rast i është lëshuar vërejtje shtesë, ani pse me vendimin e datës 13 qershor ndalohej rreptësisht çdo punim në mbindërtim.

Veriu.info më 19 qershor përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, kishte kërkuar qasje në vërejtjen e dhënë nga inspeksioni për kompaninë “Medi Premium” që kishte të bënte me vazhdimin e punimeve të padeklaruara, por që e njëjta na u ka dhënë vetëm më 9 korrik, ani pse afati ligjor është shtatë ditë prej bërjes së kërkesës.

Edhe pse në përgjigjen e inspektorit Ahmeti thuhej se i ishte dhënë vërejtje kompanisë “Medi Premium” për punime të padeklarura, në shkresën që ai e ka ofruar përmes qasjes në dokumente publike, shihet se ajo nuk është vërejtje, por procesverbal në të cilin në asnjë pikë nuk konstatohen punime e padeklaruara. Pra, edhe në gënjeshtër e radhës nga ky zyrtar publik që detyrë e ka mbikëqyrjen e ndërtimeve në qytetin e Mitrovicës.

“Inspeksioni i ndërtimit ka bërë inspektimin dhe ka konstuar: Poseduesi i lejes ndërtimore duhet ta respektoj aktvendimin … e datës 13.06.2025 oër ndërprerjen e punimeve në pjesën e ndërtimit që përbën tejkalim dhe është në kundërshtim me lejen e ndërtimit. Në pjesët e tjera mund të punoj sipas lejes ndërtimore”, thuhet ne procesverbalin e inpektorëve të ndërtimit të nxjerrë më datë 18.06.2025.

Më 14 korrik, tridhjetë (30) ditë pas aktvendimit për ndërprerje të punimeve, Veriu.info ka dërguar pyetje në zyren për informim të Komunës së Mitrovicës për të kuptuar se a është pajisur “Medi Premium” me leje për ‘Penthouse’ dhe se a është nxjerrë vendim për rrënim nëse nuk është pajisur me leje, por që akoma nuk kemi marrë një përgjigje.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se kjo kompani nuk është pajisur me këtë leje, as 30 ditë pas afatit të dhënë nga inspektori i ndërtimit, i cili me dokument zyrtar kishte vendosur që nëse kompania nuk pajiset me leje brenda këtij afati do të bëhet rrënimi i ‘Penthouse’ të ndërtuar pa leje si mbindërtim.

Në fotot e siguruara nga Veriu.info, shihet se kompania”Medi Premium” me pronar Albert Halilaj ka ndërtuar edhe ‘Penthouse’ të ri gjatë kësaj jave, përveç ‘Penthous-it’ të parë të ndërtuar muajin e kaluar.

Pra, le që nuk është rrënuar mbindërtimi i parë, por inspektorët e ndërtimit të Komunës së Mitrovicës nuk kanë penguar ndërtimin edhe të një ‘Penthous-i’ tjetër pa leje ndërtimore (mbindërtim) nga kompania “Medi Premium”, para të cilët duket se janë nënshtruar inspektorët komunal të ndërtimit, për arsye që vetëm ata mund t’i dinë!

JU REKOMANDOJMË

Makërmali në mbështetje të 11-shit të PDK-së, Jakup Nura

Makërmali në mbështetje të 11-shit të PDK-së, Jakup Nura
06/06/2026 - 16:08

Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, ka marrë mbështetje të madhe në Makërmal të Skenderajt, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe...

Më shumëDetails

Policia dhe Prokuroria u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi zgjedhore

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
06/06/2026 - 15:33

Policia e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe...

Më shumëDetails

Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet e 9 shkurtit, DnV ka një thirrje për KQZ-në
06/06/2026 - 15:20

Sipas të dhënave të prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 16,934 qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për...

Më shumëDetails

Gati gjysma e të regjistruarve në përfaqësitë diplomatike votuan deri në orën 13:00

Gati gjysma e të regjistruarve në përfaqësitë diplomatike votuan deri në orën 13:00
06/06/2026 - 14:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet në të gjitha misionet e planifikuara, ndërsa...

Më shumëDetails

Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata

Rama e bën për ‘pesë pare’ Bashën: Preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës, ja kontrata
06/06/2026 - 13:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për merita që sipas tij nuk i takojnë. Ai ka thënë se Ministria e Infrastrukturës me ministrin...

Më shumëDetails

Rrahman Rama bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës

Rrahman Rama bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës
06/06/2026 - 13:45

Në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës, kandidati për deputet ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve. Ai tha se një nga nderet më të mëdha të jetës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Mu ka pështjellë emri”, u arrestua për fajde, flet biznismeni Habib Tafaj: Jam i pastër, personat s’i njoh

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Analisti Hoxha: Edhe Lorik Maxhuni e paska deklasu ni zëvendesministre, Zoti hajr e boft

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV vetëm 2 ditë para zgjedhjeve

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë