Pranvera Kastrati, eksperte shqiptare e tregtisë, është emëruar drejtoreshë e re e sekretariatit të marrëveshjes për tregti të lirë në europën qendrore (cefta).
Ajo do të drejtojë institucionin që koordinon zbatimin e marrëveshjes mes shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Gruzisë, duke luajtur rol kyç në harmonizimin e rregullave tregtare dhe afrimin me tregun e vetëm të bashkimit evropian.
Lajmin e bëri publik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se kandidatura e kastratit u mbështet nga të gjitha palët brenda ceftas.
“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të drejtoreshës së re të sekretariatit të CEFTA-s (marrëveshja për tregti të lirë në Europën Qendrore). Tashmë një përfaqësuese e shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të ballkanit perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me tregun e vetëm të be-së,” shkroi Rama.