Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ankohet në Apel për disa prova, kritikon vendimet e gjyqtarëve

21/07/2025 - 10:16
në Kryesore, Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasiguri, konfuzion e kundërshtime të vetvetes. Varësisht se për cilën palë bëhet fjalë, për të njëjtën çështje ligjore, gjyqtarët japin vendime të ndryshme.

Ky është konstatimi i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së lidhur me disa prova materiale që janë pranuar në proces gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Si rezultat, ankesa është dërguar në Gjykatën e Apelit.

Në parashtresën që e ka parë gazeta Nacionale zbulohet se mbrojtja është ankuar për disa prova e raporte të pranuar nga disa dëshmitarë ekpertë, raporte nga organizata ndërkombëtare, e disa artikuj të tjerë.

Sipas ankesës, avokatët nuk kanë pasur mundësi të kundërshtojnë këto prova, dhe se Prokuroria ka pasur mundësinë të heqë këta dëshmtiarë nga lista, dhe në vend të kësaj të kërkonte vetëm pranimin e raporteve.

“Së dyti, interpretimi i Panelit nuk mund të ketë qenë qëllimi i hartuesve të Rregullave. Hartuesit nuk mund të kenë pasur për qëllim t’ia lënë një Pale ofertuese fuqinë për të kontrolluar zbatueshmërinë e Rregullës 149, duke i lejuar atyre, sipas tekave të tyre, t’i mohojnë Palës kundërshtare përfitimin e mbrojtjeve që ajo ofron. Në bazë të Rregullës 149, Palët kanë të drejtë për më shumë mbrojtje ligjore kur bëhet fjalë për pranimin e provave të ekspertëve. Provat e ekspertëve trajtohen ndryshe në juridiksionet vendase dhe ndërkombëtare njësoj për një arsye të mirë; kjo është arsyeja pse ekziston një lex specialis. Provat e ekspertëve nuk janë më pak prova të ekspertëve kur paraqiten me shkrim sesa kur dëgjohen drejtpërdrejt. Hartuesit e Rregullave nuk mund të kishin për qëllim që Pala thirrëse të mund të zgjidhte thjesht të paraqiste prova të ekspertëve të pakontestueshme përmes tryezës së avokatëve, ose t’i përdorte ato si “material burimor” nëse dhe kur të dojë, në vend që të vepronte përmes dispozitave të Rregullës 149. Kjo është thelbësisht në kundërshtim me interesat e drejtësisë”, thuhet në ankesë, raporton gazeta Nacionale.

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka kritikuar ashpër vendimet që po marrin gjyqtarët, duke theksuar se po e kundërshtojnë veten.

“Të akuzuarit dhe palët kërkojnë siguri ligjore. Rezultati përfundimtar i qasjes së ndryshme të Panelit ndaj të njëjtës çështje ligjore, bazuar, me sa duket, në atë se kush është pala që bën thirrjen, ka krijuar pasiguri dhe konfuzion. Nuk mund të jetë e saktë si çështje ligjore që standardet përkatëse të zbatueshme për pranimin e provave të ekspertëve varen nga ajo se kush është pala që bën thirrjen, veçanërisht kur vetë Rregulli 149 nuk bën një dallim të tillë. Paneli ka kundërshtuar veten duke krijuar standarde ligjore dhe pasiguri ligjore divergjente për të gjithë në këtë rast”, thuhet në këtë ankesë.

Avokatët kanë pasur kritika për mënyrën se si janë pranuar disa raporte të patologëve mjeko-ligjorë, dhe autopsitë që kanë hartuar ata.

“Paneli i përshkroi në mënyrë të papërshtatshme raportet e ekspertëve në fjalë si “dokumente autopsie dhe dokumente të tjera në lidhje me vdekjen e viktimave”, në atë që duket të jetë një përpjekje për të zbehur gabimisht statusin e tyre si raporte ekspertësh. Nuk mund të ketë asnjë mosmarrëveshje të arsyeshme se patologët mjeko-ligjorë që shkruan këto raporte nuk janë dëshmitarë në këtë rast; ata panë dhe ekzaminuan trupat e viktimave të dyshuara në këtë rast, regjistruan gjetjet e tyre, zbatuan ekspertizën e tyre dhe dhanë përfundimet e tyre që rezultuan. Këto raporte janë raporte ekspertësh sipas kuptimit të Rregullës 149 dhe, siç u përshkrua më sipër, të gjitha raportet e ekspertëve në të cilat mbështetet një Palë duhet t’i nënshtrohen dispozitave të lex specialis, Rregullës 149”, thuhet në ankesë.

Si rezultat, avokatët kanë kërkuar që Apeli ta pranojë ankesën, dhe të rrëzojë këto vendime të cilat kanë intepretime të gabuara.

JU REKOMANDOJMË

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt
21/03/2026 - 11:00

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit Baks të komunës së Skenderajt, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, sot do të organizohen homazhe...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent
21/03/2026 - 10:28

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami
21/03/2026 - 10:07

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot edhe Pajtim Bajramit, njëri nga tre kosovarët që humbi jetën në një kantier ndërtimi në Vjenë. Varrimi i të ndjerit bëhet...

Më shumëDetails

Një grua sulmon policen brenda stacionit policor në Ferizaj

Një grua sulmon policen brenda stacionit policor në Ferizaj
21/03/2026 - 10:02

Një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar është raportuar të premten në Ferizaj. Sipas raportit zyrtar, një grua dyshohet se ka kanosur e më pas sulmuar fizikisht një...

Më shumëDetails

Kapet në Peru kreu shqiptar i bandës kriminale të kokainës

Kapet në Peru kreu shqiptar i bandës kriminale të kokainës
21/03/2026 - 09:50

Të premten, Zyra e Prokurorisë Korporative të specializuar për krime të trafikut të paligjshëm të drogës në Callao, Peru, arriti të sigurojë 18 muaj paraburgim për disa persona...

Më shumëDetails

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara
21/03/2026 - 09:31

Markat tregtare në Kosovë sigurojnë mbrojtje ligjore për bizneset dhe konsumatorët, ndërsa shkeljet e tyre ndiqen me procedura gjyqësore dhe veprime doganore. Regjistrimi i markës garanton ekskluzivitet, mbron...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë