Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

50 dështime – Dehari e ndërpret edhe sot seancën pasi komisioni i propozuar nga LVV i merr veç 53 vota

21/07/2025 - 11:47
në Kryesore, Lajme
A A
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka dështuar edhe “përpjekja” e 50-të për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën pasi propozimi i përsëritur për forimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit s’i mori votat e nevojshme.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk u lejuan të flisnin, si më herët, ndërsa tentuan t’i thonin kryesuesit se ai po keqpërdoret nga partia dhe t’i kërkojnë ta respektojë Kushtuetutën, pasi Dehari i ftoi përfaqësuesit e partive tjera politike për t’i propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë.

Komisioni i propozuar nga LVV-ja për votim të fshehtë i mori vetëm 53 vota.

Situata në Kuvend nuk e ka ndryshuar as nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

JU REKOMANDOJMË

Behrami: Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin
Kryesore

Behrami: Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin

21/07/2025 - 22:30
Hoxha: Ngjarja kryesore e ditës s’është Koci e as Parlamenti – tre punëtorë kanë vdekur në vendet e punës
Kryesore

Hoxha: Ngjarja kryesore e ditës s’është Koci e as Parlamenti – tre punëtorë kanë vdekur në vendet e punës

21/07/2025 - 22:13
Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati
Kryesore

Rrahje dhe fyerje në një banesë në Prishtinë – e reja denoncon të dashurin për dhunë

21/07/2025 - 21:32
Sa mund të dënohet zyrtari serb që e quajti UÇK-në “terroriste”?
Kryesore

Sa mund të dënohet zyrtari serb që e quajti UÇK-në “terroriste”?

21/07/2025 - 21:19
Beogradi synon identifikimin e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për ofendim të UÇK-së
Kryesore

Beogradi synon identifikimin e policëve të Kosovës që arrestuan zyrtarin serb për ofendim të UÇK-së

21/07/2025 - 20:40
Kurti premtoi, autostrada e Gjilanit s’u bë
Lajme

Kurti premtoi, autostrada e Gjilanit s’u bë

21/07/2025 - 20:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

    Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është biznesmeni Xheladin Pozhegu, i arrestuari për rastin e vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën, kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy punëtorët që vdiqën pasi ranë nga lartësia në vendin e punës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Koci paralajmëron befasi para Kuvendit: “Situata tash ka eskaluar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë