Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: S’shoh dhe s’pres ndonjë zgjidhje në ditët e mbetura të afatit kushtetues – kjo është gjendja fatkeqe e Kosovës

21/07/2025 - 12:25
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku: Është obligim i secilit që të punojmë për Kosovën, kështu nderojmë familjen Jashari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje “nuk sheh nguti për të bërë zgjidhje politike”.

LVV-ja, tha ai, “nuk i lë hapësirë zhvillimit demokratik, e as fjalës së lirë të deputetëve, nëpërmjet uzurpimit edhe të ulëses së Kuvendit”.

Abdixhiku nuk pret se do të ndryshojë diçka deri më 26 korrik, datën deri kur Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që të përfundojë seanca konstituive.

“Nuk shoh dhe nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura”, tha ai.

“Ajo që pritet, është që pas afatit 30-ditor të kemi një interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Por ne një interpretim e kemi, siç e kemi edhe një mosrespektim të saj – që do të thotë, kemi përmbysje të rendit kushtetues. Kjo është gjendja fatkeqe e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “është e qartë se pas 30 ditëve, ky Kuvend, në qoftë se nuk konstituohet, ka huqur afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet një interpretim i ri sepse nuk ka përcaktuar as gjykata se çfarë do të ndodhë”.

Ngërçin politik në Kuvend nuk e ka zgjidhur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili i detyroi deputetët ta konstituojnë Kuvendin. Ajo vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje po e hedh në votim çdo dy ditë një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se ky akgjykim e përjashton votimin e fshehtë, por në LVV thonë se ai e lejon këtë mënyrë.

Përpjekja e partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit për ta bërë votimin të fshehtë erdhi pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

JU REKOMANDOJMË

Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Specialja lë në fuqi kufizimin e vizitave të paprivilegjuara të Thaçit
20/08/2026 - 20:54

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij në Debat Plus me Ermal Pandurin, të fundit para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ka bërë thirrje për një...

Më shumëDetails

Ramë Lahaj: Hapi kandidaturën si president i pamvarur

Ramë Lahaj: Hapi kandidaturën si president i pamvarur
20/08/2026 - 20:41

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë për president të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj, me tone...

Më shumëDetails

“Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës

“Cofshin me rend, këta janë turpi i kombit”, Klinaku denoncon komentin skandaloz të Fahri Xharrës
20/08/2026 - 20:39

Ish kandidati për deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinikau, ka denoncuar një rast të një komenti skandaloz të publicistit Fahri Xharra të bërë në një postim të faqes...

Më shumëDetails

4 punëtorë të vdekur, Aleanca kërkon dorëheqjen e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut

4 punëtorë të vdekur, Aleanca kërkon dorëheqjen e menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut
20/08/2026 - 20:21

Aleanca ka reaguar pas vdekjes së katër punëtorëve të KEK-ut gjatë këtij viti, duke e cilësuar situatën si dëshmi të dështimit dhe neglizhencës së institucioneve për garantimin e...

Më shumëDetails

Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
20/08/2026 - 20:05

Pas vdekjes së një punëtori tjetër të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar duke ngritur shqetësime për gjendjen...

Më shumëDetails

Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive

Sindikata e re e KEK-ut: Katër jetë të humbura, nuk mjaftojnë reagimet pas tragjedive
20/08/2026 - 19:49

Sindikata e re e KEK-ut ka reaguar pas aksidenteve tragjike në vendin e punës, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të kalojnë nga reagimi pas ngjarjes te parandalimi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë