Deklaratat e zyrtarit serb, Igor Popoviq, në përvjetorin e vrasjes së disa serbëve dhe romëve në Hoqë të Madhe sollën pasoja, shkruan Mitropol.
Ai u arrestua në kufi me Serbinë dhe u dërgua në paraburgim për 30 ditë, pasi autoritetet e Kosovës e akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe të përçarjes etnike.
Popoviq e quajti UÇK-në “organizatë terroriste” – deklaratë që, sipas Kodit Penal të Kosovës, mund të kushtojë deri në 8 vjet burgim.
Rasti shkaktoi reagime të menjëhershme në Serbi dhe tensionoi më tej marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Kërkesat janë bërë për të konstatuar nëse ekzistojnë elemente të veprës penale të rrëmbimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.