Përveç pjesëmarrjes në ceremoninë qëndrore të faljes së Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Vushtrrisë ka bërë edhe ecjen e tij të zakonshme rrugëve të qytetit pas përfundimit të ritualit të faljes.
Ai me këtë rast ka takuar qytetarë ku ka uruar ata për festën e Kurban Bajramit.
Përveç kësaj një urim i pari i Vushtrrisë e ka ndarë edhe në rrjete sociale ku shprehur urimin e tij për këtë festë domethënëse për besimtarët myslimanë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, besimtarë musliman,
Duke iu dëshiruar shëndet, paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja, iu përcjell edhe urimet më të mira për Festën e Kurban Bajramit, festë kjo e sakrificës, mëshirës, dashurisë dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit.
Urim të veçantë dhe mirëseardhje iu dëshiroj edhe mërgimtarëve të cilët e kanë begatuar Festën e Kurban Bajramit.
Ferit IDRIZI
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë













