Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Tension pronësor në familje – I dyshuari qëllon me armë pas konfliktit me vëllezërit në Koshtovë, përfundon në mbajtje

22/07/2025 - 18:41
në Lajme
A A
Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mosmarrëveshjet për pronë shpeshherë përfundojnë me tensione të mëdha në mes të anëtarëve të familjes, e jo rrallëherë situatat degradojnë në incidente të rënda që rrezikojnë edhe jetën. Një rast i tillë është shënuar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku një përplasje për tokë ndërmjet vëllezërve ka degraduar në përdorim të armës së zjarrit në fshatin Koshtovë, duke alarmuar Policinë dhe sjellë arrestimin e një personi.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 22 korrik 2025, rreth orës 10:30, në rrugën “Ilaz Dibrani” në Koshtovë, ku sipas raportimeve të dëshmitarëve, i dyshuari Xh.D., rreth 57-vjeçar ka pasur një përplasje me vëllezërit e tij lidhur me pronën e përbashkët familjare.

Fillimisht, i dyshuari kishte dëmtuar dhe larguar dyert e përbashkëta të sokakut, e më pas kishte shtënë me armë zjarri, në drejtim të panjohur.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar armën, ndërsa gëzhoja e shkrepur nuk është gjetur, pasi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes nga vetë i dyshuari.

Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas intervistimit në prani të avokatit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar për dy vepra penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat dhe qëllimin e shkrepjes së armës.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë pas kërkesës së presidentes në Kushtetuese?
Kryesore

Çfarë pas kërkesës së presidentes në Kushtetuese?

23/07/2025 - 13:16
The Guardian: Ukrainës i rrëzohet një aeroplan luftarak francez ‘Mirage’
Lajme

The Guardian: Ukrainës i rrëzohet një aeroplan luftarak francez ‘Mirage’

23/07/2025 - 13:15
Musliu: VV-ja ta kuptojë se Kuvendi nuk është seli e tyre
Lajme

Musliu: VV-ja ta kuptojë se Kuvendi nuk është seli e tyre

23/07/2025 - 13:09
Labinot Tahiri: Ka ardhë koha për një parti të re
Lajme

Labinot Tahiri: Ka ardhë koha për një parti të re

23/07/2025 - 13:04
Gjykata vendos përsëri që 5 policët e dyshuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ të shkojnë në paraburgim
Lajme

Gjykata vendos përsëri që 5 policët e dyshuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ të shkojnë në paraburgim

23/07/2025 - 13:01
Lushtaku tregon se përse Kurti e Limaj nuk po merren vesh
Lajme

Lushtaku tregon se përse Kurti e Limaj nuk po merren vesh

23/07/2025 - 12:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Një person dërgohet pa shenja jete nga Aqua Park, rikthehet mrekullisht në jetë nga stafi i emergjencës së Spitalit të Mitrovicës

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Pushka top, iu bëftë!”, avokati i policit shpërthen ndaj vëllait të Agon Zejnullahut pas reagimeve për rastin e Lipjanit

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • E rëndë: Vdes në vendin e punës një punëtor, në objektin e kompanisë “Rroni-t Group” në Skenderaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë