Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë

20/08/2026 - 10:08
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se, përveç rasteve të bëra tashmë publike, janë duke u hetuar edhe persona të tjerë nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin sekret serb, BIA.

Prokurori special, Bekim Kodraliu, ka thënë për RTK-në se hetimet po shtrihen edhe te persona të tjerë, ndërsa të dyshuarit kanë një emërues të përbashkët – BIA-n serbe, e cila dyshohet se ka rekrutuar persona në Kosovë për mbledhjen dhe përcjelljen e informacioneve të ndjeshme.

“Mund të konfirmoj që të njëjtin kanë një emërues të përbashkët, ajo është BIA, e cila ka arritur të rekrutojë dhe të marrë informacione të rëndësishme sa i përket aspektit politik dhe të sigurisë në Kosovë, e në veçanti një interesim të jashtëzakonshëm sa i përket radikalizimit islamik në Kosovë dhe sekteve të ndryshme fetare”, ka deklaruar Kodraliu për RTK-në.

Hetimet, sipas Prokurorisë, kanë përfshirë dyshime për sigurimin e dokumenteve zyrtare dhe informacioneve konfidenciale. Në fokus kanë qenë të dhëna për institucionet e sigurisë, zyrtarë të Policisë Speciale, ish-eprorë të UÇK-së dhe aktorë politikë.

Prokuroria ka theksuar rëndësinë e pozitave që disa prej personave nën hetim kanë mbajtur në institucionet e Kosovës.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm në ruajtjen e sigurisë kombëtare, për shkak edhe të pozitave që këta persona kanë mbajtur. Njëri ka qenë toger me gradë në Policinë e Kosovës në pikën kufitare në Kamenicë dhe tjetri ka qenë zyrtar i inteligjencës së policisë në veri të Mitrovicës”, ka deklaruar prokurori Kodraliu.

Këto deklarata vijnë pak ditë pas arrestimit të Fehim Salit, rasti i të cilit sipas Prokurorisë është një tjetër hallkë në hetimet për aktivitetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë.

Sali u arrestua më 13 gusht në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin inteligjent serb. Gjykata Themelore në Prishtinë më pas i caktoi paraburgim prej 30 ditësh.

Prokurori Kodraliu ka bërë të ditur se provat e siguruara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë kanë krijuar dyshim të bazuar se Sali ishte rekrutuar nga BIA, konkretisht nga zyrtari i saj, Zhelimir Matoviq.

Sipas prokurorit, vetë i dyshuari ka deklaruar se ishte rekrutuar dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

“I pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, ka thënë Kodraliu.

Në kuadër të hetimeve ndaj Salit, autoritetet kanë kryer edhe bastisje në pronën e tij, ku janë sekuestruar telefona dhe para, të cilat Prokuroria dyshon se lidhen me veprimtarinë e kundërligjshme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Prokuroria dhe dosjes së rastit, Sali dyshohet se i ka ofruar BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë, ndërsa dyshohet edhe se ka fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të AKI-së. Po ashtu, pretendohet se ka ofruar informacione për persona të caktuar dhe ka propozuar disa prej tyre si objektiva të mundshëm për kontaktim ose rekrutim nga BIA.

Rasti i Salit i shtohet një serie hetimesh dhe procedurash penale që gjatë vitit 2025 prekën disa persona të dyshuar për bashkëpunim me BIA-n serbe.

Sipas një përmbledhjeje të mëhershme të Prokurorisë Speciale, gjatë vitit 2025 ishin arrestuar katër persona për spiunazh dhe ndaj tyre ishte caktuar paraburgimi.

Në atë periudhë, Prokuroria kishte ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për veprën penale “Spiunazh”.

Në mesin e rasteve ishin Fatmir Sheholli, Jelena Gjukanoviq, Bojan Jevtiq dhe Hysri Selimi, ndërsa në një aktakuzë të dhjetorit ishte përfshirë edhe Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Lidhur me rastin e sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, Kodraliut ka theksuar se i dyshuari kryesor në këtë rast ka pasur lidhje me BIA-n.

Prokuroria thotë se për këtë rast janë siguruar prova shkencore, të dhëna për hyrje-daljet në Serbi, komunikime telefonike me zyrtarë të BIA-s dhe materiale të tjera që janë duke u analizuar.

Një nga rastet e përmendura nga Prokuroria është edhe ai i Fatmir Shehollit, i cili u arrestua në tetor të vitit 2025. Sipas dosjes së Prokurorisë, ai dyshohet se ka mbledhur informacione dhe ia ka përcjellë ato BIA-s përmes komunikimeve telefonike.

Sipas prokurorit Kodraliu, Sheholli dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe informacione strukturave të BIA-s, përfshirë zyrtarin e saj, Bojan Dimiq.

Prokuroria Speciale tashmë ka bërë të ditur se nuk mund të japë detaje për rastet që janë ende në hetim, por ka riafirmuar angazhimin për ndjekjen e veprave të spiunazhit dhe sjelljen para drejtësisë të personave që dyshohen për këto aktivitete.

OSE

JU REKOMANDOJMË

Bajqinovci i reagon KFOR-in për takimin me ushtarakët serbë: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

Bajqinovci lavdërohet me FSK-në, thotë se në mandatin e tyre Kosova ka përparuar në forcimin e mbrojtjes kombëtare
27/11/2026 - 15:44

Kryetari i komisionit për çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci ka kritikuar takimin e KFOR-it me ushtarakë serbë në Prishtinë.Bajqinovci ka thënë se...

Më shumëDetails

Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës
27/11/2026 - 15:20

Në shtëpinë e ish- komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, në Llaushë, sot është vendosur një pllakë përkujtimore si simbol i pikënisjes së daljes publike të UÇK-së më 28...

Më shumëDetails

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik
27/11/2026 - 14:51

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Shiroka Pula...

Më shumëDetails

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë
27/11/2026 - 13:55

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërkuar Gjykatës Speciale që gjatë vizitës katër-ditore të tij në Prishtinë, të qëndrojë gjatë gjithë kohës në shtëpinë...

Më shumëDetails

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
27/11/2026 - 13:28

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.Çitaku...

Më shumëDetails

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
27/11/2026 - 13:25

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me blerjet që bëjnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë