Presidentja Vjosa Osmani e ka komentuar konfliktin me ministren e Punëve të Brendshme dhe Diasporës, ish-bashkëpartiaken e saj, Donika Gërvalla.
Osmani nuk i ka dhënë shumë rëndësi kërkesave të Gërvallës për misionet diplomatike për shpenzimet e saj, përfshirë shishet e ujit që janë pirë dhe karburantet e shpenzuara gjatë vizitave të saj jashtë vendit.
Ajo ka thënë se këto janë çështje teknike. Presidentja Osmani ka thënë se është e zënë duke u marrë më cështje të rëndëisë shtetëore.
“Ju e dhatë përgjigjen përmes pyetjes tuaj. Kjo është çështje teknike, ju kisha lutë me ju adresu stafit lidhur me të sepse nuk po i di detajet e çështjeve që i ngritët. Jemi duke u marrë me çështje të rëndësisë shtetërore, dhe ju kisha lut me u fokusohemi te ajo. Si parim i përgjithshëm, edhe pse nuk po i di detajet e kësaj që ju i përmendet, Presidenca ka qenë gjithnjë institucioni më transparent në vend, kurrë asnjë gjë, sa i përket publikimit të çdo shpenzimi gjithçka jemi transparent dhe do ta mbrojmë me krenari çdo punë, çdo angazhim në interes të Republikës së Kosovës. Në esencë pyetja juaj ka të bëjë me çështje teknike të cilat besoj që i adresoheni stasfit ju japin përgjigje, gjithçka që ju duhet transparencë e plotë mbi çdo aktivitet tonin politik brenda mandatit tonë”, tha Osmani.
Gazeta Online Reporteri.net sot ka raportuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka kërkuar nga misionet e saj me mbledhjen e faturave, për shpenzimet gjatë vizitave Presidenciale.
Por, një kërkesë e tillë nuk është bërë për publikimin e shpenzimeve të kryeministrit apo ministrave të cilët po ashtu kanë shfrytëzuar portofolin e ambasadave për t’i mbuluar shpenzimet në udhëtime zyrtare.
Madje u tha se është kërkuar edhe sa shishe ujë janë konsumuar gjatë vizitave të Osmanit jashtë vendit.
Paradite nga Presidenca kjo është cilësuar si “luftë e qartë politike, madje e paparë deri më tani”.
Ata po ashtu kanë shprehur shqetësimin për keqpërdorime të mundshme me fatura, ku shpenzime që fare nuk kanë lidhje me Presidenten, mund të paraqiten si të tilla.
Presidenca tha se këto janë tendenca për ta penguar Presidenten në kryerjen e detyrës kushtetuese dhe u zotuan se do t;i kundërvihen “me çdo mjet ligjor e kushtetues”.