Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtori me aktakuzë që mbrohej nga Ardian Gjini përfundon në pranga, dyshohet për korrupsion

23/07/2025 - 18:16
në Lajme
A A
Drejtori me aktakuzë që mbrohej nga Ardian Gjini përfundon në pranga, dyshohet për korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar sot katër persona në Gjakovë, të cilët po dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas sinjalit të arrestuarit janë: Arben Bakalli, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjakovës, Afërdita Lama, ish-Drejtoreshë e Kadastrës, tashmë në pension, Elida Bejtullahu, urbaniste, dhe Arianit Kupa, zyrtar.

Veprimet e tyre të dyshuara lidhen me procedura të kundërligjshme brenda institucioneve komunale, për çka janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gazeta Insajderi në vitin 2024 kishte raportuar rreth drejtorit të Urbanizimit, Arben Bakallit dhe dy zyrtarëve tjerë.

Arben Bakalli, Agron Gojani dhe Zenel Shabani, janë zyrtarët ndaj të cilëve vitin 2023 ishte ngritur aktakuzë. Të njëjtit dyshoheshin për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Insajderi pati raportuar për të lartpërmendurit, se edhe pse në procese gjyqësore kishin vazhduar të ushtrojnë pozitat e tyre në Drejtorinë e Urbanizmit.

Gazeta Insajderi lidhur me këtë, asaj kohe kishte pyetur kryetarin e kësaj Komunë, Ardian Gjini, i cili kishte thënë se nuk ka ka ndonjë vendim të formës së prerë nga Gjykata, dhe prandaj të njëjtit janë duke mbajtur pozitat që kanë.

Çka thuhej në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarëve të Komunës se Gjakovës?

Gjykata Themelore në Gjakovë, me 29.12.2023, kishte ngritur aktakuzë ndaj Arben Bakalli, Agron Gojani dhe Zenel Shabani.

Ata dyshohet se në bashkëveprim kishin kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“.

Sipas aktakuzës, të njëjtit me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kishin dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

“Me datën 10.06.2020, në objektin e Komunës së Gjakovës, të pandehurit duke vepruar si bashkëkryerës e duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalojnë kompetencat e tyre me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për Teki Dobruna nga Gjakova, në atë mënyrë që i pandehuri Arben si Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, lëshon Vendim për leje ndërtimi të ndërtesës shumë banesore me nr.07/351/02-11828, ndërsa i pandehuri Agron si Urbanist i Sektorit për Planifikim dhe Rregullim Urban, njëherit bartës i lëndës, pranon që të lëshohet leje për ndërtimin e ndërtesës shumë banesore me nr.07/351/02- 11828, gjersa i pandehuri Zenel si Zyrtar i lartë për çështje juridike pranë kësaj drejtorie, harton vendimin për pajisje me leje ndërtimi të lartcekur, sipas kërkesës së Teki Dobruna, dhe atë në kundërshtim me nenin 21 par.1 dhe 2 të Ligjit për Ndërtim Nr.04/L-110, leje kjo për ndërtimin e objektit të kategorisë së dytë, me destinim objekt me shumë njësi, me afarizëm në përdhesë me etazhitet B+P+5+KSH, në parcelën kadastrale me nr. 5105-28 ZK Gjakovë-Qytet, dhe në kundërshtim me planin rregullues urban “Jugu 2”, ashtu që me këtë veprim investitorit i’a lejojnë ndërtimin e objektit duke ia mundësuar përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së sipërfaqes së objektit prej rreth 563 m²“, thuhej në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

JU REKOMANDOJMË

Serbia cakton një muaj paraburgim për Lulzim Halilin që pretendon se ishte pjesë e UÇK-së
Lajme

Serbia cakton një muaj paraburgim për Lulzim Halilin që pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25/07/2025 - 16:29
Volkswageni thotë se pësoi rënie për 1,3 miliard euro – kryesisht nga taksat e Trumpit
Lajme

Volkswageni thotë se pësoi rënie për 1,3 miliard euro – kryesisht nga taksat e Trumpit

25/07/2025 - 16:23
Ambasadori francez: Politikanët të shfrytëzojnë orët e pakta para se të përfundojë afati i Kushtetueses nesër
Lajme

Ambasadori francez: Politikanët të shfrytëzojnë orët e pakta para se të përfundojë afati i Kushtetueses nesër

25/07/2025 - 16:04
Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale
Lajme

Vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta martohet me Agron Gjeloshin në Katedrale

25/07/2025 - 15:54
Zafir Berisha pas vendimit të MINT-it për Klanin: Kjo ndodh vetëm në Rusi e Serbi
Kryesore

Berisha: Shpeshherë i kam thanë se nuk je Hashimi i luftës, por intervista tregoi se ai është Hashimi i idealeve

25/07/2025 - 15:36
Unaza e kryeqytetit, Basha: Me pas kanë Rama kryetar i Londrës kishin ba hajgare m’i lypë 350 milion euro për ni udhë
Kryesore

Dimal Bashës i dhemb deklarata e Thaçit për ikjen e terroristëve në Banjskë: Kqyrja gajlet kti

25/07/2025 - 15:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    289 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 72
  • Vajza nga Gjakova martohet me futbollistin e Interit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A do t’i rikthehet politikës pas Hagës? Kështu përgjigjet Hashim Thaçi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Lady” – Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë pozon me puro në dorë, ndonëse veprimi ndalohet me ligj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë