Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pikëpyetja e madhe: A ka të drejtë të konstituohet Kuvendit pas datës 26 korrik?

24/07/2025 - 11:03
në Kryesore, Lajme
A A
Deputetët lirojnë Kuvendin, ua kërkon policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjedhja e afatit 30 ditorë për konstituimin e Kuvendit po shkon drejt fundit, por dakordimi i partive politike për përfundimin e seancës konstituive nuk po shihet ne horizont.

Derisa deri në skadimi i këtij afati kushtetuese kanë mbetur edhe dy ditë, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 26 korrikut.

Pikëpyetje e madhe që po theksohet nga të gjithë në këtë kohë është ajo se a ka të drejt që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit të konstatohet pas skadimit të këtij afati.

Në këtë pyetje nuk ka përgjigjeje as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për këtë arsyeje, ajo të martën ka kërkuar sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese.

Derisa ka sqaruar kërkesën e saj, Osmani ka thënë se Kushtetuesja duhet ta sqarojë këtë çështje.

“Qëllimi është të qartësohet situata lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor dhe të sqarohet se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues në mungesë të konstituimit të një prej shtyllave kryesore të parimit të ndarjes së pushteteve që është Kuvendi i Kosovës. Po ashtu, duhet të sqarohet se çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, ka thënë ajo, gjatë konferencës për media.

E para e vendit ka shprehur shqetësimin e saj se konstituimi i Kuvendit pas 26 korrikut mund të jetë antikushtetuese.

“Për shkak të ndërvarësisë që kanë institucionet me njëra tjetrën dhe rëndesisë së parimit të ndarjes së pushteteve, mbrojtjes së rendit kushtetuese, sovranitetit dhe vlerave demokratike e shohim të domosdoshme që të kemi qartësi rreth pasova juridike të mos respektimit të këtij afati apo edhe të krijimit të një kuvendit pas këtij afati, pra në kundërshtim me normat kushtetuese”, është shprehur Osmani.

Dilema të tilla ka shprehur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Dje, pas dështimit të seancës, ai ka thënë se është një pikëpyetje e madhe, nëse ky Kuvend ka të drejt të konstituohet pas datës 26 korrik.

“Kështu që, nuk me takon ta them, sepse vërtet nuk e ka qartësuar Gjykata Kushtetuese nëse nuk arrijmë që ta kosntituojmë brenda 30 dite, pikëpyetje e madhe është a kemi të drejtë ta konstutuojmë ditën e 31-të”, ka thënë ai.

Kurse, Eugen Cakolli nga KDI ka vlerësuar se tejkalimi i këtij afati duhet të rezultojë në shpërndarjen e mandatit dhe në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka treguar se pse duhet të ndodh kjo.

“Gjykata do të konstatojë një element jashtëzakonisht të rëndësishëm natyrën e afatit, që nënkupton se do të ketë pasoja kushtetuese për të gjithë deputetët. Sepse, nëse mandati do t’u merrej vetëm deputetëve të shumicës, atëherë logjikisht nënkuptohet se pas tre përpjekjeve prej nga 30 ditë, në këtë rast Vetëvendosje nuk do të kishte më deputetë në listë, pasi mandatet nuk mund të zëvendësohen. Unë besoj se Gjykata do të konstatojë se lejimi i konstituimit të Kuvendit pas afatit nënkupton që afati ka qenë vetëm këshillues, dhe jo substancial apo formal. Kjo do të binte ndesh me frymën e aktgjykimit të mëparshëm të Kushtetueses”, ka thënë ai.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të caktuar kushtetuese, sipas tij, duhet të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

“Së dyti, unë besoj se Gjykata Kushtetuese do të konstatojë që kur institucionet, të cilat janë pjesë e sistemit të kontrollit dhe balancimit të pushteteve, nuk i përmbushin detyrimet e tyre për themelim brenda afatit të përcaktuar, atëherë pasoja duhet të jetë shuarja e mandatit të atij institucioni në tërësi. Dhe nuk ka asnjë arsye që Kuvendi të jetë përjashtim. Presidenti, nëse nuk zgjidhet brenda 60 ditësh, shkojmë në zgjedhje. Qeveria, nëse nuk formohet brenda 60 ditësh, shkojmë në zgjedhje. Nuk ka asnjë kuptim të ekzistojë një afat prej 30 ditësh për Kuvendin dhe të mos shkojmë në zgjedhje. Besoj që Gjykata do të qëndrojë në funksion të frymës kushtetuese”, është shprehur ai.

JU REKOMANDOJMË

Java e ardhshme pa vapë ekstreme, mot kryesisht me diell

05/07/2026 - 22:25

Kosova pritet të ketë mot kryesisht të qëndrueshëm gjatë javës së ardhshme, me temperatura të zakonshme për korrikun dhe pa valë të theksuara vape, sipas parashikimit të Institutit...

Më shumëDetails

Republikani amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Republikani amerikan falënderon publikisht Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme
05/07/2026 - 22:03

Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotografinë e fundit të publikuar gjatë pushimeve në Ulqin. Në imazhin e ndarë me ndjekësit, këngëtari shfaqet pranë bashkëshortes...

Më shumëDetails

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj

Voziti 161 kilometra në orë, ndëshkohet shoferi me 500 euro dhe iu ndalua vozitja 6 muaj
05/07/2026 - 20:52

Policia e Kosovës ka ndëshkuar tre shoferë në rajonin e Ferizajt për kundërvajtje të rënda në trafik, në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin...

Më shumëDetails

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel
05/07/2026 - 20:21

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka folur për mundësinë e ndikimit që një vendim eventual i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund të ketë edhe...

Më shumëDetails

Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
05/07/2026 - 19:55

Sot, në media është raportuar se ka nosur mbledhja e nënshkrimebe për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë
05/07/2026 - 19:50

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë