Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Duda Balje zbulon propozimin e Limajt: S’dua poste, pare…, dua komunë për boshnjakët!

24/07/2025 - 11:10
në Kryesore, Lajme
A A
Duda Balje zbulon propozimin e Limajt: S’dua poste, pare…, dua komunë për boshnjakët!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nesër pritet të mbahet seanca e 52-të e kuvendit, një seancë kyçe që plotëson afatin kushtetues prej 30 ditësh, siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në fokus të saj është zgjedhja e kryeparlamentarit, por gjithçka mbetet pezull për shkak të mungesës së votave.

Pavarësisht nisjes së bisedimeve mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe NISMA-s së Fatmir Limajt, kalkulimet aktuale tregojnë se arrihen vetëm 60 vota, 1 më pak nga minimumi i nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e kuvendit.

Një nga çelësat e kësaj bllokade është edhe deputetja boshnjake Duda Balje, e cila vazhdon të mbajë qëndrim të prerë, nuk mbështet Kurtin dhe nuk do poste politike.

Në një intervistë për Indeksonlinen, Balje thekson se ka marrë ofertë nga Fatmir Limaj, por se nuk do të lëvizë nga vendimi i saj. Ajo thekson se nuk ka besim te Albin Kurti, dhe se bashkëpunimi mes tyre është i pamundur.

“Me Fatmirin kemi biseduar, por me Vetëvendosjen jo. Jam një person që nuk lëviz me vendimin. Ai e ka kuptuar arsyetimin tim”.

“Jo kurgjo, veç ai (Fatmir Limaj v.j.) ka thënë: ‘a ka mundësi me bisedu, a don naj pozitë, a naj sen?’ – Unë s’du pozitë, s’du kurgjo, kërkesa ka qenë për boshnjakët.”

“Unë nuk mundem me bashkëpunu me Albin Kurtin sepse nuk kam besim – s’mundesh me punu me dikë që s’ki besim, edhe ai s’ka besim tek unë.”

“Ka fillu një luftë personale ndaj meje – për herë të parë në histori ka nisë një betejë personale ndaj një deputeteje”.

Deputetja përmend gjithashtu një deklaratë të deputetit të LVV-së, Arbër Rexhaj, i cili sipas saj, ka thënë publikisht se “në Këshillin e Sigurisë është fol për Dudën”. Ajo e konsideron këtë si shqetësim të madh dhe pyet. “A e dini çka është Këshilli i Sigurisë? Qysh një deputet me pas informacion prej andej?”

Balje thekson se për të, komuna për komunitetin boshnjak është kërkesa kryesore, jo postet apo benefitet personale.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Policia e Kosovës u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare
Kryesore

Kurti: Policia e Kosovës u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare

26/07/2025 - 11:17
Haradinaj: Zgjedhjen e kryeparlamentarit s’e pengojmë, me Limajn s’kam….
Lajme

Haradinaj tenton të merr vëmendje në ditën e fundit të afatit 30 ditor, kritikon Gjykatën Kushtetuese

26/07/2025 - 11:06
“Mendimi për motin”: Sot në disa vende në Kosovë mund të shkojnë temperaturat deri në 44 gradë
Lajme

“Mendimi për motin”: Sot në disa vende në Kosovë mund të shkojnë temperaturat deri në 44 gradë

26/07/2025 - 10:26
Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet
Lajme

Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet

26/07/2025 - 09:35
OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media
Lajme

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

26/07/2025 - 09:23
Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka
Lajme

Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka

26/07/2025 - 09:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Iu martua djali, Shqiptar Shaljani thotë se lajmin e mori nga të tjerët

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • E rëndë: Aksident me fatalitet në Milloshevë, vetura g0det këmbësorin që po kalon rrugën

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Haliti: Eshtë përgatitur që të ‘gatuhet’ diçka, do të ketë surpriza befasuese nesër në Kuvend!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë