Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për krizën ekonomike, për çka thotë se ka rënie të pëlqyeshmërisë qytetare ndaj tij.
Sipas saj, në bazë të matjeve të fundit të opinionit publik, shihet qartë rënien e pëlqyeshmërisë nga qytetarët të kryeministrit Albin Kurti.
“Ka rënie të pëlqyeshmërisë së kryeministrit në raport me çështjet të cilat ai ka avokuar, të cilat kanë qenë çështjet e zhvillimit ekonomik dhe çështje që prekin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Pra gjendja nuk është e lehtë, kemi jetë të rënduar të qytetarëve, kemi çmime të larta, kemi çmimin e energjisë elektrike i cili do të afektojë qytetarët gjatë stinës së vjeshtës. Kemi një qeveri, përkundër kësaj situate, s’ka asnjë rritje të pagave dhe asnjë mbështetje serioze për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo për kp.











