Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së mikut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë në Rubikon.
Për deklaratën e Thaçit “Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, Rama shkroi “Shumë e vërtetë Komandant”.
Ai tha shkurt se çka nuk është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare, përgjigje kjo për procesin e Hagës me të cilën po përballet Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së.












