Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Volkswageni thotë se pësoi rënie për 1,3 miliard euro – kryesisht nga taksat e Trumpit

25/07/2025 - 16:23
në Lajme
A A
Volkswageni thotë se pësoi rënie për 1,3 miliard euro – kryesisht nga taksat e Trumpit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prodhuesi i njohur gjerman i automjeteve, “Volkswagen”, ka thënë se taksat e importit që i janë vendosur nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, i kanë kushtuar më shumë se 1 miliard euro në pjesën e parë të këtij viti.

VW-ja tha se kishte shënuar progres në rindërtimin e kompanisë, e cila është duke e shqyrtuar mbylljen e 35 mijë vendeve të punës deri në vitin 2030, por se kishte pësuar 1,3 miliard euro “rënie në operim, rezultat kryesisht për shkak të kostove të larta nga taksat e ngritura të ShBA-së ndaj importeve”, shkruan gazeta “The Guardian”.

Kompania gjithashtu e ka zvogëluar margjinën e fitimit, duke e vënë mes 4 e 5 për qind për këtë vit, duke u mbështetur në supozimin se taksat mes 10 për qind, në rastin më të mirë, dhe 27,5 për qind, në rastin më të keq, do të bëhen të përhershme nga presidenti amerikan.

Grupi gjigant, emblemë e industrisë gjermane, gjithashtu i prodhon veturat Audi, Seat dhe Skoda si dhe markat luksoze, Lamborghini e Bentley, si dhe automjetet komerciale, përfshirë kamionë Scania.

Të hënën, prodhuesi i automjeteve Vauxhall, Stellantis, tha se taksat e Trumpit tashmë i kishin kushtuar 300 milionë euro, ndërsa javën e kaluar prodhuesi suedez Volvo tha se i kishte ndërprerë shitjet e disa modeleve në ShBA dhe kishte pësuar rënie substanciale të të hyrave në çerekun e dytë të vitit.

Eksporti i veturave gjermane në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie të ndjeshme në prill dhe maj, përderisa taksat e importit të vendosura nga Trumpi po i godasin shitjet e prodhuesve të automjeteve në tregun e tyre të huaj më të rëndësishëm, tha të enjten shoqata e kësaj industrie, VDA.

JU REKOMANDOJMË

Prodhues vendor i bashkohen PDK-së para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën dhe ta konstituojë Kuvendin, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit

Prodhues vendor i bashkohen PDK-së para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën dhe ta konstituojë Kuvendin, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit
19/08/2026 - 08:30

Prodhuesit vendorë i janë bashkuar sot protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve,...

Më shumëDetails

PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit

PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
19/08/2026 - 08:20

Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar thirrjen dhe vazhdimin e seancës...

Më shumëDetails

Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët

Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
19/08/2026 - 08:13

Në dekadat e fundit, udhëtimet turistike janë bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së shumë europianëve. Turizmi u jep njerëzve mundësinë të shkëputen nga mjedisi i tyre...

Më shumëDetails

“S’e ka njohur as flamurin e Kosovës, fat që s’ka mundur të jetë në tavolina vendimmarrëse” – Tahiri kritikon Kurtin

“S’e ka njohur as flamurin e Kosovës, fat që s’ka mundur të jetë në tavolina vendimmarrëse” – Tahiri kritikon Kurtin
19/08/2026 - 08:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës...

Më shumëDetails

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit
19/08/2026 - 00:17

Deputeti i PDK-së, Ariani Tahiri ështṛ kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të Halil Gecit (Guxo), i cili e ka quajtir Tahirovski. Tahiri në Klan Kosova ka thënë se kushdo...

Më shumëDetails

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)
18/08/2026 - 23:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë