Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka tha Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale dhe procesin në Hagë: Nga themelimi deri te mekanizmi i kujdestarisë

25/07/2025 - 22:39
në Lajme
A A
Krejt çka tha Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale dhe procesin në Hagë: Nga themelimi deri te mekanizmi i kujdestarisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga qelia e Qendrës së Paraburgimit në Scheveningen të Hagës, Hashim Thaçi, vendosi që për herën e dytë në pesë vjet mbajtje atje, t’i drejtohet popullit të Kosovës. E para ishte në intervistën për gazetën Nacionale, e e dyta mbrëmë në Rubikon tek Adriatik Kelmendi.

Në intervistën 1 orë e gjysmë, Thaçi foli në detaje për Dhomat e Specializuara. Themelimin, insistimin që të votohej pro, raportin e Dick Martyt, e deri te përfundimi i procesit gjyqësor në rastin e tij dhe Veselit, Krasniqit e Selimit.

Thaçi tha se në atë kohë, Kosova ishte përballë dy opsioneve, ose ta themelonte vetë Gjykatën Speciale, ose Këshilli i Sigurimit. Megjithatë, Thaçi la të kuptohet se diçka ndryshoi rrugës. Ai kujton sepremtimi ka qenë që Specialja do ta kishte obligativ zbatimin e ligjeve të Kosovës, pra jo të merrej parasysh siç po bëjnë gjyqtarët në të gjitha vendimet, por të ishte detyrues.

“Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet. Sikur të ndodhte e kundërta, Kosova do të akuzohej nga shumëkush se pse ju dha kjo mundësi Rusisë e Kinës. Gjithashtu një gjykatë e tillë do të ishte në kuadër të Rezolutës 1244, kjo do të shënonte kthim prapa për Kosovën. U përballëm me situatë: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Pse u gjendëm në këtë gjendje, sot unë nuk mund të flas. Por, me asnjë çmim nuk do të mund të tolerohej që një vendim i tillë të sfidohej nga Parlamenti i Kosovës, e të vulosej nga Këshilli i Sigurimit institucion ndërkombëtar aktualisht i disfavorshëm për Kosovën”, tha Thaçi në intervistën e mbrëmshme.

Normalisht, nuk e la pa përmendur raportin e Dick Martyt, që çoi në themelimin e kësaj Gjykate. Thaçi e përsëriti qëndrimin që e dha edhe në gjykatore muaj më parë, se nga ky raport, nuk u vërtetua asgjë.

“Ju me të drejtë pyesni sikur të mund të kthenim kohën prapa, a do të vepronit në të njëjtën mënyrë? Të jem i kristal i qartë, në raportin e senatorit zviceran D. Marti përmendesha disa herë, si qindra të tjerë, edhe unë mund të futesha nën hetim. Por e kam ditur se nga raporti nuk do të akuzohej askush, sepse akuzat ishin të pabaza, siç edhe u vërtetua me vonë. Por me kalimin e kohës, gjërat morën drejtim dhe trajtim tjetër, ndodhi ajo që ndodhi”, tha ai.

“Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës. Perëndimi dhe SHBA-të nuk servuan rrëfimin e lëndës. Kam punuar me disa administrata amerikane, efektivisht në raporte të shkëlqyera”, deklaroi Thaçi më tutje.

Kur procesi në rastin e katërshes së UÇK-së ka hyrë në fazën më të rëndësishme, Thaçi tha se shpreson që gjykimi të jetë i drejtë e transparent.

“Tani që procesi gjyqësor është në fazë të rëndësishme kohore dhe substanciale, shpresoj të jetë i drejtë, transparent, jo i mbyllur, jo keqinterpretues dhe i çliruar nga çdo paragjykim dhe i gabimeve potenciale. Qytetarët e Kosovës presin dhe duan detyrimisht që Dhomat e Specializuara të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në vendimmarrjen e tyre”, tha ish-presidenti, ish-kryeministri e ish-drejtori politik i UÇK-së.

“Të respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile. Qytetarëve në Kosovë, por dhe opinionit ndërkombëtar, mediave të lira, shoqërisë civile, organizatave të të drejtave të njeriut duhet t’iu krijohet mundësia ta shohin këtë proces gjyqësor për t`i besuar të vërtetës dhe vetëm të vërtetës të bazuar në fakte dhe jo në keqkonceptime. Edhe në këtë gjykatë duhet t`u jepet përparësi fakteve dhe të vërtetës mbi indinjatën apo misionin e çfarëdo natyre qoftë”, shtoi ai.

Problemi më i madh i Gjykatës Speciale, për Thaçin, është mungesa e një mekanizmi kujdestarie që do të trajtonte faktet reale, e jo ato imagjinare.

“Hendikepi i kësaj gjykate është mungesa e një mekanizmi kujdestarie legjislativ, që me përpikëri do të zhvendosnin barometrin në favor të fakteve reale e jo pretenduese apo imagjinare. Faktet duhet të vlerësohen sipas bindjes juridike dhe jo të interpretohen sipas dëshirës apo përcaktimit paraprak. Çdo vendimmarrje në emër të drejtësisë me besim, bindje apo legjitimitet të lëkundur apo të humbur qytetar, në çdo vend dhe shoqëri demokratike, gjithmonë është dhe mbetet i diskutueshëm dhe i kompromitueshëm”, deklaroi Hashim Thaçi.

Sipas tij, edhe BE-ja është krijuar mbi parimin e zbatimit të ligjeve në mënyrë origjinale, e jo sipas dëshirës.

“Mbetet i gjykueshëm dhe shembull për studiuesit në historinë e drejtësisë, se çka nuk duhej të ndodhte dhe model se çka nuk duhet të lejohet të ndodhë në të ardhmen në një shtet dhe shoqëri me standarde demokratike. Mbi Kushtetutën dhe ligjet nuk duhet qëndrojë askush. Mbi këtë parim është edhe vet themeli i krijimit të Bashkimit Evropian, besoj do të respektohet edhe nga DHSK-ja, pra duke njohur dhe respektuar ligjin e nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ndryshimet kushtetuese v.2015 në mënyrë origjinale e jo në mënyrë të dëshirueshme”, përfundoi Hashim Thaçi.

JU REKOMANDOJMË

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit
19/08/2026 - 00:17

Deputeti i PDK-së, Ariani Tahiri ështṛ kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të Halil Gecit (Guxo), i cili e ka quajtir Tahirovski. Tahiri në Klan Kosova ka thënë se kushdo...

Më shumëDetails

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)
18/08/2026 - 23:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës...

Më shumëDetails

Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Matoshi: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet, doli me e fortë se asnjëherë më parë!
18/08/2026 - 23:03

Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në vend. Duke komentuar...

Më shumëDetails

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
18/08/2026 - 22:57

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj presidentes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), Tomoko Akane, dhe prokurorit të lartë të kësaj gjykate, Abdoulaye Seye, i cili...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
18/08/2026 - 22:30

Komisioni Evropian ka komentuar tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për çka ka thënë se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet...

Më shumëDetails

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President
18/08/2026 - 22:20

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Burime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë