Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka

26/07/2025 - 09:22
në Lajme
A A
Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në orët e para të mëngjesit të 4 korrikut, cingëroi telefoni i gjeneralit amerikan, Keith Kellogg. Në anën tjetër të linjës ishte Radosław Sikorski, ministri i Jashtëm i Polonisë, me një mesazh që do të rezultonte vendimtar në zhvillimin e mëtejshëm të pushtimit rus në Ukrainë.

Më herët gjatë natës, konsullata polake në Kiev ishte dëmtuar në një sulm të ashpër me raketa dhe dronë rusë.

“Putini po tallet me përpjekjet tuaja për paqe”, i tha Sikorski zyrtarit amerikan, Kellogg, i cili ishte gjeneral-lejtnant në pension dhe i dërguari kryesor i presidentit amerikan, Donald Trumpit për Ukrainën. “Ju lutem, rifilloni dërgesat e municioneve kundërajrore për Ukrainën,” shtoi ai.

Dërgesat e armëve ishin ndalur papritur vetëm dy ditë më parë, gjë që bëri shumëkënd të mendojë se administrata Trump po ia kthente sërish shpinën Ukrainës, shkruan The Telegraph.

Megjithatë, lajmi për sulmin ndaj ambasadës së një vendi anëtar të NATO-s e tronditi veçanërisht gjeneralin Kellogg. Si një ushtarak me përvojë, ai e dinte se incidente të tilla mund të çojnë në një përshkallëzim të pakontrolluar të konfliktit, transmeton Telegrafi.

Ajo që pasoi ishte ngjarja e parë në një varg zhvillimesh që çuan në një kthesë të plotë nga ana e Trumpit. Menjëherë pas bisedës me Sikorskin, Kellogg telefonoi presidentin. Trumpi u përgjigj pothuajse menjëherë. Pas urimeve të zakonshme për Ditën e Pavarësisë, të dy kaluan te tema kyçe – Ukraina.

Sulmi që ndryshoi gjithçka

Kellogg dhe Sikorski

Gjatë natës, Kievi përjetoi sulmin më të rëndë që nga fillimi i luftës, me 11 raketa dhe plot 539 dronë. Momenti kyç ishte fakti që goditjet ndodhën vetëm disa orë pas një telefonate midis liderit amerikan dhe presidentit rus, Vladimir Putin dhe për mundësinë e përfundimit të luftës. Dihej tashmë se presidenti amerikan ishte gjithnjë e më i zhgënjyer nga refuzimi i udhëheqësit rus për të ndalur sulmet ndaj qyteteve ukrainase, pavarësisht ofertës amerikane për një armëpushim.

Gjenerali Kellogg e informoi shefin e tij për sulmin më të fundit dhe faktin që ishte goditur ambasada e Polonisë, një aleate kyçe e NATO-s. Ai e shfrytëzoi rastin për të kërkuar rifillimin urgjent të dërgesave të sistemeve kundërajrore Patriot për Ukrainën.

U diskutuan rreziqet dhe përfitimet e dërgimit të sistemeve të avancuara amerikane, por reagimi i Trumpit ishte befasueshëm i shpejtë. Ai urdhëroi Pentagonin të lirojë menjëherë një pjesë të sistemeve PAC-3, të cilat ishin bllokuar përkohësisht për shkak të një pezullimi të përkohshëm të ndihmës, me qëllim vlerësimin e rezervave amerikane.

Trump gjithashtu i dha urdhër Kelloggut të kontaktonte ministrin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe të siguronte vazhdimin e dërgesave. Më vonë u zbulua se Trump ishte plotësisht i befasuar nga vendimi i mëparshëm i Hegsethit për të pezulluar ndihmën për Ukrainën, pa informuar as Shtëpinë e Bardhë dhe as Kongresin. Zyrtarë të lartë, përfshirë Kelloggun dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për këtë mësuan nga mediat.

Por kësaj here ishte ndryshe. Kellogg telefonoi Hegsethin dhe ia përcolli vendimin e presidentit. “Nëse nuk më beson, telefonoje vetë presidentin,” thuhet se i ka thënë ai. Po atë ditë, më 4 korrik, presidenti amerikan i premtoi edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Ukraina do të merrte më në fund ndihmën për mbrojtjen kundërajrore.

Iniciativa evropiane dhe parimet MAGA

Në Uashington, ndër përkrahësit më të mëdhenj të ndihmës për Ukrainën, kjo u interpretua si momenti kur Trump e kuptoi se forcimi i Kievit me fuqinë ushtarake amerikane mund të ishte rruga drejt paqes. Megjithatë, Pentagonit iu deshën plot katër ditë për të nisur dërgesën e parë të raketave Patriot.

Kthesën e Trumpit e shfrytëzuan menjëherë kryeqytetet evropiane. Kancelari gjerman, Friedrich Merz ofroi blerjen e sistemeve Patriot që do të dërgoheshin drejtpërdrejt në Ukrainë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shkoi edhe më tej, duke i propozuar Trumpit që aleatët evropianë dhe Kanadaja të rimbursojnë plotësisht kostot e armëve amerikane të dërguara në Kiev – me vlerë prej miliarda dollarësh.

Ishte një propozim që Trumpi e pranoi me entuziazëm. Këshilltarët e tij, si Kellogg, e bindën se një situatë ku Evropa paguan për armët amerikane që mbrojnë kontinentin evropian është një demonstrim i përkryer i parimit të tij “Ta Bëjmë Amerikën Sërish të Madhe” (MAGA).

Vetëm nëntë ditë më vonë, më 13 korrik, Trump së bashku me Rutten njoftuan një paketë ndihme prej 10 miliardë dollarësh, duke shoqëruar njoftimin me kërcënime për sanksione të rënda tregtare ndaj Rusisë dhe të gjithë atyre që blejnë karburantet e saj fosile.

Efekti domino i dërgesave

Deri në fund të të njëjtës javë, sistemi i parë Patriot dhe raketat përkatëse mbërritën në Ukrainë falë marrëveshjes me Gjermaninë. Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë e shfrytëzuan këtë hap për të inkurajuar edhe shtetet e tjera evropiane që të ndërmarrin rrezikun dhe të dërgojnë rezervat e tyre në Kiev, me premtimin se SHBA do t’i zëvendësonte më vonë.

Në fillim të kësaj jave, Berlini njoftoi një marrëveshje me Uashingtonin për dhurimin e pesë baterive të tjera. Gjermania do të financojë dy, ndërsa Norvegjia të tretën. Pritet që zëvendësimet të vijnë nga një porosi që fillimisht ishte destinuar për Zvicrën, të cilës Uashingtoni i ka bërë të ditur se dërgesat po ridrejtohen për të mbështetur Kievin.

JU REKOMANDOJMË

Musliu për Haxhiun: Refuzohet sepse është përçarëse, është akuzuese dhe një grua pa mendim politik
Lajme

Musliu për Haxhiun: Refuzohet sepse është përçarëse, është akuzuese dhe një grua pa mendim politik

26/07/2025 - 23:55
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Lajme

Abdixhiku kritikon rëndë disa nga figurat e VV-së: Dejona Mihalin, Albin Kurtin, Hekuran Muranit, Nezir Krakin…

26/07/2025 - 23:17
“Ju jeni frikacakë”, Bajrami foli pasi Dehari ia ndali mikrofonin, u përplas me deputetët e VV-së
Lajme

“Ju jeni frikacakë”, Bajrami foli pasi Dehari ia ndali mikrofonin, u përplas me deputetët e VV-së

26/07/2025 - 23:15
Krasniqi i bën thirrje ‘‘bashkësisë ndërkombëtare’’ për rastin e ish-policit Spahiu, kritikon qeverinë për mosreagim
Lajme

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij, më e madhe se Kosova dhe demokracia

26/07/2025 - 23:13
Dështon tentativa e fundit për konstituimi të Kuvendit
Kryesore

Dështon konstituimi i Kuvendit: Opozita qesh me të madhe me ‘gafën’ e Deharit

26/07/2025 - 22:53
Dështon edhe farsa e fundit në Kuvend, Kurti s’i ka 61 vota, nga nesër në fuqi ndalesa e Gjykatës për deputetët
Kryesore

Dështon edhe farsa e fundit në Kuvend, Kurti s’i ka 61 vota, nga nesër në fuqi ndalesa e Gjykatës për deputetët

26/07/2025 - 22:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • VIDEO/Dy mërgimtarë terr0rizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Befason Daut Haradinaj, del me thirrje publike për Krasniqin e Abdixhikun

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Përplasja mes familjarëve përfundon me zjarrvënie në Pejë – dëmi rreth 50 mijë euro

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ‘Sot vuloset se s’ka Qeveri Kurti 3’

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë