
Edhepse ishte ditë feste, kjo nuk ishte pushim për hajnat të cilët hyn në një shtëpi në fshatin Rakinicë ditën e Kurban Bajramit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Hajnat depërtuan me forcë në shtëpi dhe vodhën 26 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë 2 mijë euro.
Kështu thuhet në raportin policor për 24 orëshin e fundit.
Raporti i plotë:
Fsh. Rakinicë, Skenderaj (DN: 782-312) 09.07.2022- 17:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pasona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.










