Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Situatë alarmante me zjarret në vend – AME raporton 80 vatra në vetëm 6 orë

27/07/2025 - 22:54
në Kryesore, Lajme
A A
Situatë alarmante me zjarret në vend – AME raporton 80 vatra në vetëm 6 orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka raportuar për një situatë shqetësuese me zjarre në mbarë vendin gjatë orëve të pasdites.

Sipas raportit zyrtar për periudhën 14:00 – 20:00, janë regjistruar gjithsej 80 vatra zjarri, prej të cilave 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar nga ekipet emergjente.

Situata më e rënduar paraqitet në Komunën e Klinës, konkretisht në fshatrat Siqevë dhe Resnikë, ku terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e shpejtë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar, ndërsa të gjitha kapacitetet e Agjencisë dhe Njësive të Zjarrfikësve janë në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

AME u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke kërkuar të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.

Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin, si dhe Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen e dhënë në menaxhimin e situatës.

Njoftimi i plotë:

Raport për situatën me zjarre
Periudha raportuese: 14:00 – 20:00
Data: 27 Korrik 2025

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, gjatë gjashtë orëve të fundit janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri. Prej tyre, 35 janë ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar.

Situata më e vështirësuar paraqitet në Komunën e Klinës, konkretisht në fshatrat Siqevë dhe Resnikë.

Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar.

Situata po menaxhohet nga AME dhe Njësitë e Zjarrfikësve me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.

Agjencia, në bashkëpunim me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, mbetet në gatishmëri të plotë.

Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.

JU REKOMANDOJMË

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit
06/07/2026 - 12:19

Policia e Kosovës ka publikuar videon gjatë sekuestrimit të aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara...

Më shumëDetails

Kapen armë në autobusin kosovar në Hungari, kompania akuzon një rrjet të organizuar

Kapen armë në autobusin kosovar në Hungari, kompania akuzon një rrjet të organizuar
06/07/2026 - 12:04

Një autobus i kompanisë Pranvera Tours në Kosovë, është ndalur nga autoritetet hungareze, në dalje të autostradës M5 në Balastya, nën dyshimin se përmes tij po futeshin armë...

Më shumëDetails

Mediat suedeze raportojnë për vrasjen e të riut nga Kosova: Një i dyshuar është arrestuar

Tragjike: Vritet një i ri nga Kosova në Suedi, dyshohet kalimtar rasti
06/07/2026 - 12:01

Një person nga Kosova ka humbur jetën në Suedi, pas të shtënave me armë që ndodhën të dielën rreth orës 21:00 në lagjen Kvarngardet të qytetit të Uppsalës....

Më shumëDetails

Tragjike: Vritet një i ri nga Kosova në Suedi, dyshohet kalimtar rasti

Tragjike: Vritet një i ri nga Kosova në Suedi, dyshohet kalimtar rasti
06/07/2026 - 11:28

Një i ri nga Kosova ka humbur jetën në Suedi. Ai dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë një konflikti mes bandave rivale. Viktima ishte kalimtar rasti. Lajmin e...

Më shumëDetails

Pesë vite nga vdekja e Blerim Zhabarit, ish ushtar i UÇK-së dhe bashkëthemelues i Veriu.info

Pesë vite nga vdekja e Blerim Zhabarit, ish ushtar i UÇK-së dhe bashkëthemelues i Veriu.info
06/07/2026 - 11:15

6 korriku i vitit 2021 ishte ditë e dhimbshme për familjen Zhabari, por jo vetëm, ishte dhimbje për të gjithë ata që njohën Blerim Zhabarin, një njeri dhe...

Më shumëDetails

U raportua e zhdukur prej tri javësh, 16-vjeçarja paraqitet vetë në Polici dhe kthehet te familja

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
06/07/2026 - 11:01

Ka marrë fund rasti i zhdukjes së një të miture nga Prishtina, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja që nga mesi i muajit qershor. Burimet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Burri nga Ferizaj raporton në Polici se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

    U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Si është gjendja e Sinan Vllasaliut pas aksidentit që përjetoi?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë