Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Enver Sekiraqa u ankua në Gjykatën Kushtetuese nga arratia, i refuzohet në tërësi ankesa për çështjen e paraburgimit

29/07/2025 - 16:37
në Lajme
A A
Enver Sekiraqa u ankua në Gjykatën Kushtetuese nga arratia, i refuzohet në tërësi ankesa për çështjen e paraburgimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa, ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese për vendimin që ai të mbahet në paraburgim pasi u dënua me 25 vjet burg.
Nëpërmjet avokatit Besnik Berisha, Sekiraqa kishte dorëzuar ankesë, por e njëjta është rrëzuar.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur në tërësi të papranueshme.

Njoftimi:

KI227/24, Aktvendim për papranueshmëri, i datës 2 korrik 2025, publikuar më 29 korrik 2025;

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë penale, caktim i paraburgimit

Parashtruesi i kërkesës për shkak të kryerjes së veprës penale “Shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë nga neni 147 paragrafët 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, me aktgjykimin [PKR.nr. 170/2020] e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, u dënua me 25 vjet burgim. Ditën e njëjtë, Gjykata Themelore nxori edhe aktvendimin me të cilin parashtruesi i kërkesës u lirua të mbrohet në liri. Ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore Prokuroria paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit solli aktgjykimin [PN1.S.nr.91/24] me të cilin e tjetërsoi aktvendimin e Gjykatës Themelore, në atë mënyrë që parashtruesit të kërkesës ia caktoi masën e paraburgimit deri në shqiptim të aktgjykimit të formës së prerë. Gjykata Supreme në procedurën ankimore e vërtetoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit në tërësi.

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë në Gjykatë duke deklaruar se aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme i shkel të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me nenet 29 dhe 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 dhe nenin 6 të KEDNJ-së. Më konkretisht, parashtruesi i kërkesës konsideron se shkelja e nenit 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të KEDNJ-së ndodhi për shkak se Prokuroria, sipas dispozitës ligjore, nuk kishte të drejtë të ankohej ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore, me të cilin iu ndërpre masa e paraburgimit. Në lidhje me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të GJEDNJ-së, parashtruesi i kërkesës pretendoi se Gjykata Supreme nuk e ka arsyetuar vendimin e saj siç kërkohet nga nenet e lartpërmendura, si dhe se kishte shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe se ligji ishte zbatuar në mënyrë arbitrare.

Gjykata i analizoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës duke zbatuar parimet dhe standardet si të praktikës së saj ashtu edhe të praktikës së GJEDNJ-së, ku arriti në përfundimin se pretendimet për shkelje të nenit 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të GJEDNJ-së janë të pabazuara, duke pasur parasysh faktin se gjykata, kur vendos një dënim me burgim me një vendim jo të formës së prerë, mund t’ia caktojë të pandehurit, gjegjësisht t’ia zgjasë paraburgimin, nëse kjo është e nevojshme për zhvillimin e papenguar të procedurave, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat që lidhen me kryerjen e veprës penale, në kuptimin e dispozitave të nenit 366 të KPP-së, dhe e ka arsyetuar në detaje në lidhje me kushtet e përcaktuara nga neni 184 i KPP-së.

Gjykata gjithashtu i zbatoi parimet edhe në grupin e pretendimeve në lidhje me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të GJEDNJ-së, dhe arriti në përfundimin se edhe ato pretendime të parashtruesit të kërkesës janë të pabazuara.

Duke marrë parasysh këtë, Gjykata konkludoi se: (I) pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të KEDNJ-së, cilësohen si pretendime (ii) “me mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”, (II) pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, në tërësi, konsiderohen të jenë (iii) pretendime “të pambështetura ose të paarsyetuara”. Prandaj, kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet në tërësinë e saj e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

JU REKOMANDOJMË

Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë
Lajme

Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

30/07/2025 - 23:00
Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar
Kryesore

Kosova me shërbimin Apple Pay, Presidenca thotë se u angazhua me Ambasadën e SHBA dhe Odën Amerikane për ta realizuar

30/07/2025 - 22:45
Ilir Deda: Me Glauk Konjufcën, VV do ta fitonte Prishtinën pa balotazh
Lajme

Ilir Deda: Me Glauk Konjufcën, VV do ta fitonte Prishtinën pa balotazh

30/07/2025 - 22:32
“Nëse s’arrihet konstituimi deri nesër në mesnatë, gjithçka pezullohet deri më 8 gusht”
Lajme

Dështoi në konstituim, tani Kuvendi i Kosovës ngec edhe në mobilim (Dokument)

30/07/2025 - 22:24
Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”
Lajme

Lladrovci: Thaçi më telefonoi dy herë nga Haga, më tha “kam qef me iu pa bashkë me Sami Lushtakun”

30/07/2025 - 22:09
Vdekja e 40-vjeçarit në vendin e punës, ndalohen për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve
Lajme

Vdekja e 40-vjeçarit në vendin e punës, ndalohen për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve

30/07/2025 - 21:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Telefonoi disa herë Fitore Pacollin, arrestohet Hazir Hoxha

    Arrestimi i Hazir Hoxhës pasi ngacmoi Fitore Pacollin, policia jep detaje

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Analisti” që çdo mbrëmje e mbron Kurtin sot e zyrtarizoi koalicionin me VV-në

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryeziu për ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës: Koha me shku n’shtëpi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush e luftoi Nasuf Bejtën nga strukturat e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas djalit të tij!

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Flet familjari i mërgimtarit që vdiq pasi kërceu në Ujman: Shumë ka pas qejf me ardhë në Kosovë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë