Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inspektimi i gjobave në trafik: IPK zbulon mospërputhje mes radarëve dhe dënimeve

30/07/2025 - 09:46
në Lajme
A A
Inspektimi i gjobave në trafik: IPK zbulon mospërputhje mes radarëve dhe dënimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dyshimet se zyrtarët policorë nuk po i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet e kryera në trafik kanë shtyrë Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK) të ndërmarrë një inspektim të jashtëzakonshëm në fushën e “Përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik”.

Ky inspektim ad hoc kishte për qëllim të analizojë mënyrën e përdorimit të pajisjeve digjitale për matjen e shpejtësisë, si dhe të verifikojë nëse njësitë e trafikut mund të jenë të ekspozuara ndaj abuzimeve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. IPK njoftoi se inspektimi ka shërbyer si një mundësi për të vlerësuar përdorimin efektiv të këtyre teknologjive dhe për të hetuar mospërputhjet e mundshme ndërmjet të dhënave të radarëve dhe gjobave të shqiptuara.

Në fokus të raportit kanë qenë katër objektiva kryesorë:

  1. Identifikimi i teknologjisë së përdorur për matjen e shpejtësisë në rrugë,
  2. Vlerësimi i përdorimit racional dhe efektiv të këtyre pajisjeve në situata me rrezik në trafik,
  3. Vlerësimi i përputhjes ndërmjet numrit të matjeve të shpejtësisë dhe numrit të kundërvajtjeve të gjobitura,
  4. Zbulimi i mundësive për abuzim gjatë shqiptimit të gjobave.

Gjetjet e inspektimit kanë nxjerrë në pah disa dobësi të theksuara në lidhje me pasqyrimin e të dhënave nga pajisjet e matjes në gjobat e shqiptuara, duke ngritur dyshime për manipulim apo mosrespektim të procedurave ligjore. Konkretisht, janë evidentuar katër lloje mospërputhjesh në 84 mostra të shqyrtuara:

  • Në 55 raste, shpejtësia e shënuar në gjobë ishte më e ulët se ajo e regjistruar nga radari;
  • Në 23 raste, kufizimi i shpejtësisë i shfaqur në radar nuk përputhej me atë të përmendur në gjobë;
  • Në 3 raste, lloji i shkeljes i dokumentuar në gjobë nuk korrespondonte me shkeljen e regjistruar nga pajisja;
  • Në 3 raste të tjera, gjobat janë lëshuar duke u thirrur në nene të papërshtatshme të ligjit.

Për të adresuar këto probleme, IPK ka propozuar shtatë rekomandime kryesore, përfshirë:

  • Hartimin e një udhëzuesi për përdorimin e pajisjeve të matjes së shpejtësisë,
  • Ofrimin e trajnimeve shtesë për zyrtarët policorë,
  • Forcimin e kontrolleve për saktësinë e të dhënave të regjistruara dhe ato të futura në pajisje,
  • Parandalimin e praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave,
  • Përdorimin më të efektshëm të automjeteve me pajisje inteligjente,
  • Monitorimin dhe administrimin e procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara,
  • Zbatimin e praktikës për printimin e kundërvajtjeve në vendin e ngjarjes.

Raporti nënvizon nevojën urgjente për ndërhyrje strukturore dhe rritje të transparencës në përdorimin e teknologjisë në kontrollin e trafikut rrugor.

JU REKOMANDOJMË

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë
17/08/2026 - 22:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të fëmijërisë së tij, duke treguar se babai i tij ishte arrestuar në vitin 1949...

Më shumëDetails

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook
17/08/2026 - 22:15

Antik Strofci, kryetari i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, i është drejtuar autoriteteve gjermane lidhur me një koment të publikuar në faqen e Facebook-ut “SkenderajLive”, të...

Më shumëDetails

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975
17/08/2026 - 21:51

Saime Isufi, veprimtare e çështjes kombëtare dhe bashkëshorte e veprimtarit Kadri Zeka, ka rrëfyer për angazhimin e saj të hershëm në veprimtarinë ilegale dhe krijimin e grupit “Shqiponjat...

Më shumëDetails

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)
17/08/2026 - 21:38

Dy vëllezër humbën jetën të dielën në një aksident të rëndë në Surkish të Podujevës, pas përplasjes së Golfit me një BMW me targa të huaja. Sipas Policisë...

Më shumëDetails

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës
17/08/2026 - 20:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në burgun e Prishtinës, Greiçevci më 1964 dhe Dugolli...

Më shumëDetails

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal
17/08/2026 - 19:58

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar kushtet e sigurisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë