Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të fëmijërisë së tij, duke treguar se babai i tij ishte arrestuar në vitin 1949 dhe nuk ishte kthyer më në familje.
Në një rrëfim ekskluziv për “Pressing One”, Dehari tha se ishte vetëm dy vjeç kur babain e tij e morën në burg, në periudhën kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin përkeqësuar.
“Në 1949 e kanë marrë në burg, kur janë prishë marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë. Unë i kam pas dy vjeç”, rrëfeu Dehari.
Ai tregoi se familja nuk kishte marrë kurrë një informacion të qartë për fatin e babait të tij.
“Në mesin e tyre edhe babain tim e kanë marrë në burg dhe nuk është kthyer kurrë nga burgu. Kanë thënë ka dalë nga burgu, ka shku në Bullgari. Kemi dëgjuar disa pushkë, nuk e dimë a e kanë vra a jo”, deklaroi Dehari.














