Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare

31/07/2025 - 15:01
në Lajme
A A
Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga data 1 gusht, asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mund të pajiset me certifikata të gjendjes civile, qoftë nëpër komuna apo përmes platformës E-Kosova, nëse nuk e ka deklaruar adresën e tij zyrtare.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), qytetarët e kanë obligim ligjor që ta deklarojnë adresën e tyre. Megjithatë, ende ka persona që nuk janë në dijeni për këtë kufizim.

Për ata që nuk kanë të caktuar numrin e adresës në objektet ku banojnë, është e nevojshme të paraqiten në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për të ndjekur hapat e mëtejshëm dhe opsionet alternative.

Drejtori i ARC-së, Blerim Camaj, thekson se nga nesër (1 gusht), çdo qytetar që dëshiron të pajiset me ndonjë certifikatë të gjendjes civile, duhet fillimisht të plotësojë dhe dorëzojë një formular, e më pas të marrë dokumentin përkatës. Ky proces është i njëjtë edhe për kërkesat e bëra përmes E-Kosova.

Ai tregon se ende ka shumë qytetarë që nuk e kanë deklaruar adresën e tyre zyrtare, megjithëse deri tani këtë obligim e kanë përmbushur mbi 250 mijë persona.

“Prej vitit 2024 kur ka filluar projekti së bashku me agjensionin kadastral, ARC-në dhe ASHI-në, kanë deklaruar adresën 245 mijë e 534 qytetarë. Ndërsa, që nga dita kur e mbajtëm një konferencë për media me agjencionin kadastral diku mbi 20 mijë kanë deklaruar adresën…Kanë mbetur një numër i madh i qytetarëve pa deklaruar sepse qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën sepse shteti dëshiron të dijë se ku e ka qytetarin e vet. Dhe qytetarët e kanë obligim ligjor ta deklarojnë adresën. Është e vërtetë që deri më tani nuk kemi pasur adresa zyrtare. Por, tani meqenëse agjensioni kadastral e ka bërë sistemin dhe i ka të gjitha adresat zyrtare, ne duhet ta ndërlidhim qytetarin me adresën zyrtare”, thotë Camaj.

Camaj bën të ditur se, në kuadër të projektit, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (ASHI), janë të obliguar të kufizojnë disa shërbime për qytetarët deri në momentin kur ata të deklarojnë adresën e tyre zyrtare.

“Ne e dimë që kushtëzimet nuk janë të mira, por është obligim ligjor që të deklarohet adresa. Andaj, ne së bashku me Agjencinë Kadastrale, ASHI-në dhe ARC-në jemi të obliguar që t’i kushtëzojmë me marrjen e disa shërbimeve qytetarët siç janë shërbimin, pajisjen e qytetarëve me certifikatat e lindjes dhe certifikatat e ndryshme të gjendjes civile… Qytetari shkon në komunë e merr formularin e adresës dhe me atë formular e deklaron në gjendje civile. Është një proces shumë i shpejtë. Por, i njoftojmë të gjithë qytetarët të cilët nuk e gjejnë adresën e tyre dhe vetëm sistemi i agjencionit kadastral e merr informacionin dhe ata i marrin veprimet e nevojshme”, potencon Camaj.

Ndërkaq, Camaj tregon se ka alternativa për qytetarët që nuk e kanë numrin e adresës në objektin ku banojnë, porse duhet të lajmërohen në AKK.

“Kemi zgjidhjet alternative për këta qytetarë që nuk e gjejnë adresën. Mirëpo, duhet patjetër që të ketë informacion sistemi i agjencionit kadastral që ky qytetar nuk e ka adresën dhe ata i marrin veprimet e nevojshme”, potencon Camaj.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj thotë se qytetarët mund të bëjnë regjistrimin e lindjeve, martesave, vdekjeve e të tjera edhe pa e deklaruar adresën, porse nuk mund të pajisen me to.

“Janë disa raste të cilat ne nuk do t’i kushtëzojmë sa i përket regjistrimit e fakteve, lindjes, martesës dhe vdekjes. Regjistrimet nuk do t’i ndalojmë…Të gjitha faktet që janë të regjistruar që printohen certifikatat e lindjes, që merren për ta kryer një shërbim, ne nuk do t’ia mundësojmë qytetarëve të marrin atë certifikate pa e deklaruar adresën…Nuk do të merr shërbim certifikatën e lindjes, martesës, vdekjes, certifikatën e bashkësisë familjare, këto nuk do të kenë mundësi t’i printojnë nga E-Kosova as t’i marrin në sistemin e gjendjes civile”, tha Camaj.

Disa qytetarë tregojnë se kanë dëgjuar për këtë kufizim dhe tashmë kanë deklaruar adresën e tyre. Ndërsa, të tjera thonë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë çështje.

Sami Ahmeti tregon se deri më tani nuk ka qenë i informuar, porse do ta bëjë deklarimin e adresës.

“Jo, nuk kam dëgjuar…Se di çfarë të them. Ashtu siç është thënë, siç është urdhëruar ne do të bëjmë. Do t’i bëjmë të gjitha. Do t’i bëjmë ato kush nuk i kemi bërë”, thotë Ahmeti.

Njëjtë pohon edhe Ahmet Ahmeti.

“Nuk e di (që kufizohen certifikatat nëse nuk e deklarojmë adresën)”, thotë Ahmet Ahmeti.

Ndërsa, Jalldëze Selmani tha se ka dëgjuar rreth kësaj dhe se e ka deklaruar tashmë adresën.

“Po…E kam deklaruar adresën”, tregon Selmani.

Njëjtë potencon edhe Mustafë Ahmeti.

“Kam dëgjuar. Unë i kam deklaruar dokumente në adresë timen, atë adresë e kam të përhershme dhe nuk ndryshon”, thotë Ahmeti.

Para disa ditësh AKK-ja bashkë me ARC-në mbajtën konferencë për media ku njoftuan rreth këtij kufizimi dhe u bënë thirrje qytetarëve që ta bëjnë deklarimin e adresës.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 6 zyrtarë të Mbrojtjes së Afërt, disa me armë të gjata – “eskorta” e fuqishme e Osmanit dhe Abdixhikut në Istog

Mbi 6 zyrtarë të Mbrojtjes së Afërt, disa me armë të gjata – “eskorta” e fuqishme e Osmanit dhe Abdixhikut në Istog
17/08/2026 - 10:37

Ish-presidentja Vjosa Osmani, tashmë deputete e Kuvendit të Kosovës, vazhdon të shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë në kuadër të masave të sigurisë që i...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Gjendja në pikat kufitare: Sa po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova?
17/08/2026 - 10:30

Fluks i shtuar i automjeteve është raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje të vendit, Sipas të...

Më shumëDetails

Kurti s’flet për situatën politike: Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë për Parkun Industrial

Kurti s’flet për situatën politike: Kryesorja është 30 hektarë, 4.6 kilometra rrugë për Parkun Industrial
17/08/2026 - 10:01

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve për zhvillimet e fundit politike në vend, duke zgjedhur të flasë vetëm për projektin e Parkut Industrial...

Më shumëDetails

U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut
17/08/2026 - 09:47

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës. KEK ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30, ka...

Më shumëDetails

Hasani: Ngërçi i kuvendit është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
17/08/2026 - 09:37

Situata aktuale e bllokadës institucionale në kuvend dhe sjellja e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari “do të mbahen mend gjatë si një njollë e zezë në historinë...

Më shumëDetails

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
17/08/2026 - 09:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot. Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Shoferin e zuri gjumi? 12 persona humbin jetën në aksidentin me autobus në Hungari

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë