
Mërgimtarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Pritjes nuk po mund t’i shmangen as ata që po udhëtojnë me vetura e as me autobusë të kompanive kosovare.
Durimi duket se po u humb shoferëve, pasi disa prej tyre po vozisin me shpejtësi të madhe sapo po kalojnë kufirin.
Në një video të dërguar në adresë të Express shihet se shoferi i autobusit të një kompanie kosovare bën tejkalim të rrezikshëm pasi e kaloi kufirin në Merdare.
Në mesin e udhëtarëve që ishin në autobusë kishte edhe fëmijë, ndërkohë shoferi ka rrezikuar jetën e tyre duke shkelur rregullat e komunikacionit.
VIDEO KËTU: https://m.facebook.com/watch/?v=484627483020760&_rdr











