Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

02/08/2025 - 21:09
në Lajme
A A
Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkrimtari i njohur kosovar, Rexhep Qosja, ka shkruar për vdekjen e vajzës së tij Editës, më 28 korrik të këtij viti.

Qosja ka shkruar se ditët pas vdekjës së bijës së tij janë ditë të rënda dhe është lutur që askush të mos provohet me një dhimbje të tillë.

Ai ka treguar për numrin e madh të shqiptarëve që e kanë ngushëlluar e ia kanë lehtësuar sadopak dhimbjen për humbjen e vajzës.

“Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

F A L Ë N D E R I M

Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.

Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

2.8.2025

JU REKOMANDOJMË

Latifi: Çfarë luftërash po zhvillohen në botë, ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim një president dhe po zhytemi në krizë të re

“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
05/03/2026 - 04:24

Analisti Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet politike në vend duke i krahasuar me ato në botë. Latifi në një postim në profilin e tij në FB, ka shkruar:...

Më shumëDetails

Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike
05/03/2026 - 04:22

Situatën aktuale, Ramiz Lladrovci e ka ilustruar me një barcoletë. Ai ka shtuar se “kërkesat maksimaliste të liderëve politikë, duan me çue poshtë shtetin”. Postimi i tij në...

Më shumëDetails

“Këtu qëndron e vërteta”, Dejona Mihali i nxjerr konkluzionet: Opozita do zgjedhje, VV nuk bën lojëra

“Këtu qëndron e vërteta”, Dejona Mihali i nxjerr konkluzionet: Opozita do zgjedhje, VV nuk bën lojëra
05/03/2026 - 04:17

Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje ka nxjerr konkluzat e saj për situatën politike. Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk bën kurrë lojëra me çështje politike. Ajo ka thënë...

Më shumëDetails

Shefja e stafit të Osmanit thotë se Kurti ndryshoi rrugës: Do t’jua pranonim nënshkrimet nëse do të vinin bashkë me votat e VV’së

Shefja e stafit të Osmanit thotë se Kurti ndryshoi rrugës: Do t’jua pranonim nënshkrimet nëse do të vinin bashkë me votat e VV’së
05/03/2026 - 04:12

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se ofertën e Vetëvendosjes për 33 nënshkrime për t’ia mundësuar presidentes kandidimin edhe për një mandat, do...

Më shumëDetails

Situata politike në vend, Dejona Mihali tregon qëndrimin e Vetëvendosjes

Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?
04/03/2026 - 22:58

Situata politike në vend lidhur me zgjedhjen e presidentit, ka shkaktuar një valë reagimesh. E së fundi ka reaguar dhe Dejona Mihali, e cila ka treguar për qendrimin...

Më shumëDetails

“Përmbysje e rendit kushtetues”: Alarmi i Grudës për manovrat e VV-së në orët e fundit të afatit për Presidentin

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
04/03/2026 - 22:49

Koha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendin po mbaron, dhe bashkë me të, edhe durimi i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për t’iu përmbajtur Kushtetutës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • TehnoBurimi shpallë konkurs për 5 shoferë me përvojë pune

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë