Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

15/08/2026 - 18:19
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor Qendra Diagnostikuese Mjekësore “QDT Medina” Sh.P.K. është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor që e ka siguruar Veriu.info, thuhet se inspektimin më 20 shkurt e kanë kryer pas një ankese që kanë pranuar.

Inspektorët shëndetësorë gjatë këtij inspektimi kanë konstatuar se në laboratorin mjekësor biokimik hematologjik dhe laboratorin mjekësor mikrobiologjik të poliklinikës “QDT Medina” ofrohen shërbime laboratorike pa praninë e specialistit të biokimisë klinike dhe pa praninë e specialistit të mikrobiologjisë, gjë që, sipas vendimit, kjo bie në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të Shëndetësisë.

“Nga të dhënat e nxjerra nga regjistrat e pacientëve dhe rezultatet e lëshuara nga ky institucion privat shëndetësor, ndër të tjera të pasqyruara në institucionin privat shëndetësor “QDT Medina SHPK”, janë kryer analiza gjenetike si double test, triple test, analiza biokimike si vitamina D₃, prolaktina, tumor markeret (CEA, CA 15-3), TSH, T3, T4, anti TPO, anti TG, … po ashtu janë hasur rezultate të analizave për strisho vaginale, strisho cervikale, chlamydia test, strishonga [sic] rrëva, të gjitha këto shërbime të ofruara në këtë institucion privat shëndetësor duke mos qenë të licencuara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në vendimin për gjobitjen e kësaj poliklinike.

Të gjeturat e inspektorëve shëndetësorë në poliklinikën “QDT Medina” nuk kanë përfunduar me kaq, pasi që ata kanë hasur në shërbimin e mikrobiologjisë rezultate të analizave që nuk ishin të licencuara dhe në të cilat është vendosur dhe nënshkrimi i laborantes Agnesa Luzha, por jo nënshkrimi dhe vula e Specialistit të Mikrobiologjisë Klinike sipas legjislacionit në fuqi në RKS.

Inspektorët kanë konstatuar si shkelje ligjore edhe mosrespektimin e orarit të punës të laboratorëve mjekësor biokimik-hematologjik dhe të mikrobiologjisë, pasi që është gjetur se aty punohet jashtë orarit të deklaruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, akoma në ueb-faqen e “QDT MEDINA” shkruan se laboratori i kësaj poliklinike funksionon nga ora 07:00 deri në 22:00.

Kush është QDT MEDINA Sh.P.K.?

Qendra Mjekësore MEDINA është e themeluar në vitin 2013 në Ferizaj nga Shqipe Murati, e cila zotëron 100% të aksioneve të kompanisë.

Në ARBK si aktivitet kryesor ka të deklaruar aktivitetet e spitaleve, përderisa si aktivitet sekondar ka deklaruar se i ka aktivitetet e mjekësisë së praktikës së përgjithshme.

LEXONI EDHE:

Tags: QDT MEDINAShqipe Murati

JU REKOMANDOJMË

Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin

Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin
14/09/2026 - 19:51

EULEX-i ka deklaruar se po i rishikon vazhdimisht masat operative të sigurisë në Kosovë, në prag të 16 shtatorit, ditës kur pritet të shpallet vendimi në rastin që...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
14/09/2026 - 19:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka...

Më shumëDetails

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor
14/09/2026 - 19:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor, duke deklaruar se “ka ende punë për të...

Më shumëDetails

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë
14/09/2026 - 19:13

Një grup i grave veterane dhe bashkëluftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar aksion simbolik tek “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve
14/09/2026 - 19:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i...

Më shumëDetails

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
14/09/2026 - 18:55

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për President. Ai ka thënë se ishte ftuar nga VV dhe LDK pas diskutimeve për një emër. Tutje Sejdiu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë