Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtarët federalë në SHBA nisin hetime ndaj ish-Prokurorit Jack Smith për ndjekjen që ia bëri Trumpit

02/08/2025 - 22:50
në Lajme
A A
Zyrtarët federalë në SHBA nisin hetime ndaj ish-Prokurorit Jack Smith për ndjekjen që ia bëri Trumpit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët federalë amerikanë kanë konfirmuar për BBC se kanë hapur një hetim ndaj ish-prokurorit special Jack Smith, i cili drejtoi dy çështje penale federale kundër Presidentit amerikan Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti.

Zyra e Këshillit Special ka konfirmuar për BBC se një hetim ndaj Jack Smith është duke u zhvilluar, por nuk kanë pranuar të shtojnë detaje të mëtejshme.

Smith u emërua si Prokuror special në vitin 2022 për të hetuar keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara nga Trump dhe përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020.

Media amerikane kanë raportuar të shtunën se OSC po heton Jack Smithin për shkelje të dyshuara të Aktit Hatch, një ligj që ndalon aktivitetet politike nga zyrtarët qeveritarë.

Kjo vjen pasi Tom Cotton, një senator republikan nga Arkansas, i bëri thirrje OSC-së të hetojë Smithin për “ndërhyrje të pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”.

Smith ishte caktuar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022 për të mbikëqyrur hetimet federale ndaj Trump.

Të dyja rastet që ai hetoi çuan në ngritjen e akuzave penale kundër presidentit, i cili u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi t’i cilësonte ndjekjet penale si të motivuara politikisht. Çështjet u mbyllën më vonë pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024, pasi rregulloret e Departamentit të Drejtësisë ndalojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Jack Smith kishte qenë duke drejtuar Prokurorinë Speciale të Hagës në aktakuzën e ngritur kundër krerëve të UÇK-së, kur kishte vendosur të largohej për në SHBA që të niste hetimet ndaj Trumpit.

JU REKOMANDOJMË

Zjarri në hotelin në Vlorë, reagon Kurti: Jemi të tronditur

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
16/08/2026 - 16:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë në orët e hershme të mëngjesit, ku u lënduan disa shtetas...

Më shumëDetails

Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
16/08/2026 - 15:51

Situata aktuale e bllokadës institucionale në Kuvend dhe sjellja e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari “do të mbahen mend gjatë si një njollë e zezë në historinë...

Më shumëDetails

Kthimi i mërgimtarëve/ Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
16/08/2026 - 15:27

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës ka rënë, ndërsa nuk janë raportuar pritje të gjata. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më...

Më shumëDetails

Dogana e kap ‘mat’ shoferin e autobusit Gjermani–Kosovë, i zbulon 63 mijë euro të padeklaruara

Dogana e Kosovës po e lufton “falsin”, kontrolle në 11 dyqane
16/08/2026 - 15:12

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare. Siç njoftoi Dogana në...

Më shumëDetails

Isa Mustafa kundër bashkëpunimit LDK-VV: “Pse LDK duhet ta sjellë qeverinë në 80 vota?”

16/08/2026 - 14:49

Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, duke thënë se shqetësimi i tij nuk është oferta e Kurtit. “Pse LDK duhet të angazhohet...

Më shumëDetails

Kuvendi me dyer të mbyllura, Administrata jep sqarime

100 deputetët shqiptarë që kanë siguruar deri më tani ulëse në Kuvendin e Kosovës
16/08/2026 - 14:35

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka reaguar lidhur me situatën e krijuar të dielën, pasi deputetët e PDK-së u paraqitën në Kuvend dhe kërkuan vazhdimin e seancës konstituive....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë