Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar sërish opozitën për mosvotimin e Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale dhe Projektligjit për Shëndetësi, shkruan Veriu.info.
“Pushtet i padijshëm, i korruptuar, nepotist edhe inaqtorë”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.
Postimi i plotë:
Deputetët e pushtetit 50.24% votojnë kundër Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale dhe Projektligjit për Shëndetësi.
Për një vit e gjysmë në Qeveri nuk kanë qenë të aftë me sjellë në Kuvend një projektligj të vetëm për Shëndetësi, ndërsa, votojnë kundër projektligjeve që i kemi propozuar ne si opozitë.
Pushtet i padijshëm, i korruptuar, nepotist edhe inaqtorë.












