Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

500 euro dhoma më e lirë: Ky është hoteli super-luksoz në Greqi ku po qëndron Kurti

12/07/2022 - 21:23
në Lajme
A A
500 euro dhoma më e lirë: Ky është hoteli super-luksoz në Greqi ku po qëndron Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mesin e shumë kritikave e akuzave nga oponentët politik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon qëndrimin që më shumë se një javë në Greqi.

Kurti atje po merr pjesë në simpoziumin “Symi Symposium” që këtë vit zhvillon edicionin e 24-të me radhë. Në të njëjtin eveniment, i pari i qeverisë së Kosovës kishte qëndruar edhe vitin e kaluar e gjithashtu kishte qenë epiqendër e kritikave për kohën e gjatë të cilën e kishte kaluar aty, teksa vendi përballej me kriza të njëpasnjëshme

E historia duket se po përsëritet. Në mesin e rritjes së rasteve me COVID-19, në mesin e rritjes enorme të çmimeve në vend, në mesin e një situate të paqartë politike sa i përket dialogut dhe raportit me Serbinë, si dhe në mesin e shumë problematikave tjera, kryeministri Kurti po vazhdon i pashqetësuar qëndrimin në Greqi.

Siç mëson lajmi.net, edhe edicioni i sivjetmë i simpoziumit ku po merr pjesë Kurti po mbahet në Lagonissi të Greqisë. E edhe sivjet, ashtu si vitin e kaluar, simpoziumi po mbahet në resortin super-luksoz në rivierën greke “Grand Resort Lagonissi”.

Se simpoziumi ku po merr pjesë Kurti po mbahet në këtë hotel, e konfirmon edhe një gazetare greke.

Një hotel me pesë yje, “Grand Resort Lagonissi” konsiderohet si njëri prej hoteleve më të mira në rivierën greke.

Mjafton të hedhësh një sy në faqen e rezervimeve në “Booking”, dhe të marësh vesh se dhoma më e lirë në këtë hotel kushton 472 euro, mirëpo nëse në dhomë gjendet vetëm një person.

Për dy persona, një dhomë më e thjeshtë shkon deri në 525 euro, për një natë.

Mirëpo s’ndalet me kaq, suitat me pishina private këtu shkojnë deri në afër 3 mijë euro për një natë.

E kryeministri Kurti po merr pjesë për herë të pestë në këtë simpozium, i cili sipas faqes zyrtare zhvillohet nga 10 deri më 14 korrik.

Vitin e kaluar, kur kryeministri ishte kritikuar për qëndrimin aq të gjatë në rivierën greke, nga qeveria thoshin se shpenzimet hiqen nga organizatori i Simpoziumit.

“Është hera e katërt sivjet që Kryeministri Kurti po merr pjesë te Symi Simpoziumi ku politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota ftohen bashkë me familjet e tyre. Edhe vitin e kaluar sikurse sivjet simpoziumi po mbahet saktësisht në të njëjtin vend, në Lagonissi afër Athinës, dhe edhe kësaj radhe bashkëshortja e Kryeministrit merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga organizatori i Simpoziumit”, thoshin nga Qeveria vitin e kaluar.

Në të njëjtin simpozium, Kurti së fundmi u takua edhe me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përveç kësaj, Kurti mori pjesë edhe në disa diskutime që u zhvilluan aty. /Lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë