Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ku një patrullë e Policisë ka ndalur për kontroll një 22-vjeçar, tek i cili ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.












