Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK: Vjosa Osmani mbetet notere e Albin Kurtit, pa guxim politik

06/08/2025 - 13:57
në Lajme
A A
PDK: Vjosa Osmani mbetet notere e Albin Kurtit, pa guxim politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo kërkesë kishte të bënte me interpretimin e mundshëm të situatës në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik, afat i përcaktuar më herët nga Gjykata përmes një aktgjykimi.

Musliu theksoi se nuk dëshiron të japë interpretim ligjor për situatën, por u shpreh në mënyrë kritike për rolin dhe veprimet politike të Osmanit.

“Vjosa Osmani mbetet brenda kufijve të karakterit dhe zhvillimit të saj politik. Një analizë retrospektive e karrierës së saj politike nuk zbulon asnjë rast të vetëm të kontributit të saj konstruktiv në stabilizimin e sistemit tonë politik. Edhe këtë herë, nuk pritej asgjë më shumë nga Vjosa Osmani.”, ka thënë Musliu në një prononcim për IndeksOnline.

Ajo kritikoi mungesën e asaj që e quajti kontribut konstruktiv të Osmanit në stabilitetin politik.

“Një analizë e mirëfilltë e deklaratave të saj të fundit zbulon se ajo është një presidente që: Që akuzon një person për rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, kundër të cilit nuk janë marrë masa ndëshkuese. Që përpiqet të arsyetoj vetën për mos marrjen e masave ndëshkuese kundër personit që përbën kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, që përpiqet të mbulojë mungesën e profesionalizmit të saj në çështjet kushtetuese. Që vërteton se ajo është ende notere e Albin Kurtit, pa qëndrim dhe pa guxim politik.”, ka theksur Musliu.

Musliu komentoi edhe deklaratat e Osmanit, sa i përket zhvillimeve në Gjykatën Speciale, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike.

“Vjosa Osmani duket se ka harruar se gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka bërë të njëjtat akuza kundër ish-Presidentit Thaçi dhe të tjerëve që tani po përballen me një gjyq të kontaminuar politikisht dhe ligjërisht. Një deklaratë patetike nga Vjosa Osmani nuk i justifikon veprimet e saj për më shumë se një dekadë. Me gjithë respektin e duhur, akuzat që po dëgjojmë në Hagë janë të njëjtat që Vjosa Osmani ka bërë gjatë gjithë karrierës së saj në parlament dhe në studiot televizive. Ky është një fakt që e zeron besueshmërinë e saj”, theksoi ajo.

Tutje, Musliu konsideron  se deklarata e Presidentes për një gjyqtar që rrezikon sigurinë kombëtare kërkon hetim nga autoritetet përkatëse.

“Si përfundim, deklarata e Vjosa Osmanit për gjyqtarin që rrezikon sigurinë tonë kombëtare duhet të hetohet nga autoritetet përkatëse, sikurse duhen hetuar shkaqet e heshtjes së pushtet mbajtësve ndaj këtij rreziku.”

Sipas Musliut, Presidentja nuk po del nga roli i saj si përfaqësuese politike e Vetëvendosjes.

“Qëndrimet e saj mbi përbërjen e kuvendit mbeten brenda fushëveprimit të detyrave të saj si notere e VV-së, ndërsa shqetësimi i saj për pranimin e dokumenteve serbe nga Gjykata Speciale dëshmon për hipokrizinë e saj ekstreme

JU REKOMANDOJMË

“Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
15/08/2026 - 17:38

Policia e Kosovës ka arrestuar Vezir Hazirajn, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’. Ai prej disa ditësh ishte në arrati, nga ku kishte thënë...

Më shumëDetails

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
15/08/2026 - 17:29

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas një postimi të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se ajo që ndodhi para...

Më shumëDetails

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj

Ndalohet për 48 orë Vezir Haziraj
15/08/2026 - 17:09

Vezir Haziraj, i dyshuari për disa vepra penale që, tash e 8 ditë ishte në arrati, është dorëzuar në polici. Në një njoftim të mëhershëm, Drejtoria Rajonale e...

Më shumëDetails

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së

“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK-së
15/08/2026 - 17:07

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas një ofendimi të rëndë drejtuar ish-ushtarit të UÇK-së, Ardian Gjini, lidhur me refuzimin e tij për të marrë pjesë në...

Më shumëDetails

Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

Foto: Shkurte Hyseni - themeluese e Face & Laser Remove & Tattos Qendra Estetike Shkurta
15/08/2026 - 16:58

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve është regjistruar si biznes individual që aktivitet kryesor ka sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë, por në realitet del...

Më shumëDetails

‘‘Të dyshuarit ikën arave’’ – Aksion i Doganës e Policisë, parandalohen dy raste të kontrabandës, detaje

‘‘Të dyshuarit ikën arave’’ – Aksion i Doganës e Policisë, parandalohen dy raste të kontrabandës, detaje
15/08/2026 - 16:58

Dogana e Kosovës, ka njoftuar për një aksion të përbashkët me policinë, ku janë parandaluar dy raste të kontrabandimit të mallrave. Dogana njofton se kanë gjetur dhe sekuestruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë