Një pacient i infektuar me koronavirus ka humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku bëhet thirrje te qytetarët për kujdes.
“Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje!”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.













