Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kajtazi i reagon Kurtit pas qasjes ndaj gazetares: “Ke marrë para nga Devolli, trego ku punon gruaja jote”

06/08/2025 - 23:00
në Kryesore, Lajme
A A
“Nuk kam qenë normal”: Kajtazi ndan një parashikim të vetin për Kurtin në 2020
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ndaj mënyrës se si kryeministri në detyrë Albin Kurti iu përgjigj gazetares të Klan Kosovës, e cila gjatë një interviste pyeti për mungesën e barnave bazike në QKUK.

Në reagimin e tij, Kajtazi shkruan:

“Një kolege e Klan Kosovës i bëri një pyetje legjitime diktatorcit Albin Kurti rreth mungesave të barnave. Pyetja ishte: ‘A konsideroni se është transformuar shëndetësia kur çdo ditë raportojmë për ilaçe bazike që mungojnë në QKUK. Nuk ka teste të alergjisë, nuk ka albumina – sektori privat abuzon me të dhe shumë të tjera.’”

Më tej, ai përshkruan përgjigjen e Kurtit:

“Diktatorci Kurti iu përgjigj me pyetje retorike: ‘Për transformim në shëndetësi nuk ka dilemë. I kemi prezantuar rezultatet 4-vjeçare, e për to përgjigjet ministri. Ndërkaq znj. gazetare, ju i thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthejë Korporata Devolli Telekomit të Kosovës, pastaj flisni për albuminat.’”

Kajtazi përmend edhe kohën kur Kurti ka huazuar para nga Devolli.

“Ky njeri që është uzurpator i pozitës së kryeministrit, personalisht ka marrë para nga vëllezërit Devolli. Me para të tyre e ka botuar një libër. Me para të tyre e ka financuar një fushatë ‘Duaje të tenden’, ndërkohë që importi nga Serbia është më i madh se kurrë. Është prishur me ta kur ata kanë refuzuar t’i paguajnë haraç.”

Ai gjithashtu përmend emrin e Martin Berishajt dhe ngrit pyetje për punësimin e bashkëshortes së Kurtit:

“Kurti ka marrë para nga Martin Berishaj, i cili miliona euro i ka marrë nga Beogradi. Kurti duhet të na tregojë sot se ku i punon gruaja dhe cili është roli i saj në kompaninë shtetërore serbe, Elektroprivreda Serbia.”

Në fund, Kajtazi përmend edhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia:

“Ministri Arben Vitia nga pozita e ministrit ka shkuar drejtor i spitalit Olive dhe nga pozita e drejtorit të spitalit Olive është kthyer ministër.”

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë