Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

07/08/2025 - 11:22
në Lajme
A A
Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të enjten për një takim ballë për ballë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare.

Ai e tha këtë një ditë pas takimit që i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e zhvilloi me Putinin në Moskë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i quajti bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij dhe Putinit, si “shumë frytdhënëse”, por zyrtarët amerikanë prapëseprapë u zotuan të vendosin sanksione ndaj partnerëve tregtarë të Moskës.

Zelensky tregoi më vonë se kishte folur në telefon me Trumpin, i cili tha se mund të takohet me Putinin “shumë shpejt”.

“Ne në Ukrainë kemi thënë vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve reale mund të jetë vërtet efektive në nivelin e udhëheqësve”, shkroi Zelensky në rrjete sociale.

“Është e nevojshme të përcaktohet koha për një format të tillë dhe gamën e çështjeve që do të trajtohen”, shtoi ai.

Udhëheqësi ukrainas tha të enjten në mëngjes se ka planifikuar t’i zhvillojë “disa” biseda gjatë ditës, përfshirë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarë francezë dhe italianë.

“Do të ketë gjithashtu komunikim në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare”, shtoi Zelensky.

“Gjëja kryesore është që Rusia, e cila e filloi këtë luftë, të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund agresionit të saj”, përfundoi ai. /REL

JU REKOMANDOJMË

Izraeli miraton planin për “marrjen nën kontroll” të Qytetit të Gazës
Lajme

Izraeli miraton planin për “marrjen nën kontroll” të Qytetit të Gazës

08/08/2025 - 11:45
Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
Lajme

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese

08/08/2025 - 11:28
Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm
Lajme

Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm

08/08/2025 - 11:22
Shërbimi i Hemodializës, për herë të parë në Podujevë, Kurti dhe Bulliqi presin shiritin
Lajme

Shërbimi i Hemodializës, për herë të parë në Podujevë, Kurti dhe Bulliqi presin shiritin

08/08/2025 - 11:04
Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale
Lajme

Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

08/08/2025 - 11:00
Kurti: Tash kam shumë më shumë punë- unë shkrova edhe letra për takim e bashkëpunim, por s’pati sukses
Lajme

Kurti: Tash kam shumë më shumë punë- unë shkrova edhe letra për takim e bashkëpunim, por s’pati sukses

08/08/2025 - 10:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dejona Mihali sulmon Hashim Thaçin ditën e protestës: Kërko falje

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Befason Sejdiu: Jam shumë i interesuar që VV-ja me udhëheqë qeverinë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Nuk jemi rob

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Edita Tahiri: Dell dhe Faith ma ofruan postin e Presidentes, por ndërhyri Haradinaj

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë