Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-ambasadori holandez në përkrahje të protestës: UÇK-ja ishin këmbët tona në terren, Specialja nuk është dashur të themelohej

07/08/2025 - 16:03
në Lajme
A A
Ish-ambasadori holandez në përkrahje të protestës: UÇK-ja ishin këmbët tona në terren, Specialja nuk është dashur të themelohej
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale nuk është dashur të themelohej, andaj është mirë që po protestohet, thotë ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, pak orë para se në Prishtinë të mblidhen veteranë e qytetarë të tjerë për të shprehur kundërshtimet e tyre për mënyrën se si po punojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.

Bosch thekson se protesta duhet të jetë e qetë dhe dinjitoze.

Specialja, e cila i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015. Atje po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

ZPS-ja e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës, ka thënë se ish-eprorët e UÇK-së kanë qenë pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Avokatët hodhën poshtë të gjitha akuzat dhe argumentuan se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

“Është gjithashtu shumë e gabuar ta quash UÇK-në një organizatë kriminale, sepse, sigurisht, nuk është ashtu. Por unë isha gjithashtu i përfshirë personalisht gjatë luftës së Kosovës. Dhe në atë kohë, UÇK-ja ishin këmbët tona në terren, sepse ne nuk kishim njerëz në terren. Ata punonin për ne, për NATO-n. Dhe unë e di këtë, sepse isha i përfshirë. Pra, të thuash tani që ata janë një organizatë kriminale, atëherë ne kemi punuar me një organizatë kriminale, [ne] NATO. Gjithsesi, shpresoj që protesta të jetë, sërish, dinjitoze, paqësore, por që njerëzit duhet, sigurisht, të shohin që kjo çështje duhet të marrë fund”, thotë ish-ambasadori Bosch për kp.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023, por ata ndodhen në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Së fundmi, është raportuar se Gjykata Speciale ka pranuar dokumente si prova nga Serbia e kjo vetëm sa ka rritur reagimin në Kosovë për një gjykatë që vazhdimisht kritikohej për njëanshmëri dhe jo transparencë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbledh sot në orën 17:00 ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë në Prishtinë të cilën ka thënë se po e organizon kundër padrejtësisë që vlerëson se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

Për ish-ambasadorin holandez në Kosovë, protesta të tilla duhet të mbahen.

“Para së gjithash, mendoj se është mirë të bëhet një protestë, për sa kohë që bëhet me dinjitet, pa dhunë dhe pa slogane të këqija. Por fakti që ka një protestë është, sigurisht, diçka e pranueshme, sepse ajo që po ndodh ngadalë por sigurt është bërë qesharake. Kjo gjykatë është totalisht jotransparente. Askush nuk e di çfarë po bën. Supozohet të jetë një gjykatë e Kosovës, dhe nuk lejohen asnjë kosovar të jetë aty, përveç të akuzuarve…”, thotë ish-diplomati holandez.

Bosch thekson se procesi i themelimit të kësaj gjykate është dashur të ndalet që në fillim, kur u rrëzuan pretendimet për trafikim organesh.

“Nuk është dashur të themelohej fare, sepse u themelua për shkak të këtij trafikimi të organeve. Por, kur Williamson, pas hetimeve, vendosi dhe pa që nuk kishte fare trafikim organesh, se ishte një histori e trilluar nga serbët, atëherë sigurisht është dashur të ndalej, sepse kjo ishte arsyeja e vetme pse u krijua kjo gjykatë. Pra, është shumë e çuditshme që vazhdoi megjithatë. Dhe tani këta njerëz po qëndrojnë në burg, nuk e di sa vite janë bërë tashmë. Është, sigurisht, qesharake. Është dashur të ndalej atëherë. Dhe nëse ka ndonjë gjë, njerëzit është dashur të gjykohen në Kosovë”, thotë ai.

Ai që njihet si gjyqi i madh në Hagë – procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është drejt fundit. Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj, ndërkaq dëshmitarët e mbrojtjes pritet të dëgjohen nga mesi i shtatorit.

“Ndërkombëtarët kanë vendosur diçka. Dhe, po, kanë marrë një vendim të gabuar. Dhe nuk do ta pranojnë lehtë që kanë marrë një vendim të gabuar. Mënyra e vetme që kjo mund të ketë ndikim është nëse z. Trump thotë diçka, sepse kam dëgjuar që edhe z. Grenell e ka thënë njëherë që kjo gjykatë është qesharake. Pra, ata janë të vetmit që mund të thonë me të vërtetë që kjo gjykatë duhet ndalur. Dhe për këtë arsye, sigurisht, protesta mund të jetë e mirë. Por, duhet të jenë amerikanët që e marrin këtë çështje seriozisht”, shton Bosch.

Dhomat e Specializuara, që në publik njihen si Gjykata Speciale, financohen prej Bashkimit Evropian, por me kontribute edhe nga shtete të tjera, në mesin e tyre edhe Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Zvicra, Kanadaja e Turqia.

Përveç Thaçit dhe të tjerëve, gjykata ka trajtuar edhe raste të tjera për krime të pretenduara të luftës dhe janë shpallur aktgjykime fajësie ndaj Salih Mustafës e Pjetër Shalës. Specialja ka trajtuar raste edhe për pengim të drejtësisë. Madje, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi është ngritur edhe një aktakuzë e re me pretendimet se ka tentuar të pengojë drejtësinë.

JU REKOMANDOJMË

Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin
Lajme

Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin

10/08/2025 - 23:20
Arianit Koci me apel: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi, një çifti kosovar iu konfiskuan stolitë e arit
Kryesore

Arianit Koci me apel: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi, një çifti kosovar iu konfiskuan stolitë e arit

10/08/2025 - 22:50
Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
Kryesore

Arrestohet 42-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet se rrahu gruan dhe e dërgoi në spital

10/08/2025 - 22:30
Osmani sqarohet për fotografinë me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan: Dal me mijëra qytetarë s’e di veprimtarinë e tyre -të arrestohen
Kryesore

Osmani sqarohet për fotografinë me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan: Dal me mijëra qytetarë s’e di veprimtarinë e tyre -të arrestohen

10/08/2025 - 22:09
30 ditë paraburgim për Muharrem Tahirin nga Vushtrria – dyshohet se rrahu vajzën dhe i theu gishtin
Lajme

30 ditë paraburgim për Muharrem Tahirin nga Vushtrria – dyshohet se rrahu vajzën dhe i theu gishtin

10/08/2025 - 21:46
Kryesore

Haxhiu: Dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefisht në Gjilan qëndruan në burg më pak se 4 muaj

10/08/2025 - 20:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    626 Shpërndaje
    Shpërndaje 250 Tweet 157
  • I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan ishte arrestuar vitin e kaluar për fajde – postonte edhe foto me Osmanin, Kurtin e Ramën

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë Selami Hasani dhe Edmond Hasani, babë e bir që dyshohet se u vranë në Gjilan nga Mefail Shkodra

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tronditet Gjilani: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Viktimat në Gjilan janë argjendarë të njohur, ja emrat e tyre

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë