Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ali Ahmeti në protestë: Gjykata Speciale po punon sikur Serbia, me prova nga ata që kanë kryer krime

07/08/2025 - 18:09
në Kryesore, Lajme
A A
Ali Ahmeti në protestë: Gjykata Speciale po punon sikur Serbia, me prova nga ata që kanë kryer krime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka qenë pjesë e protestës së sotme në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Ahmeti ka mbajtur një fjalim para qytetarëve që kishin dalë për të kundërshtuar, siç u tha, padrejtësitë që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai përshkroi rrugën drejt Prishtinës si një marshim të përbashkët të shqiptarëve nga të gjitha anët për të kërkuar drejtësi.

“Trupi rridht më shkonte rrugës kah vija, djem e vajza, mu si në vitet kur në Kosovë ushtroheshte dhunë dhe i tërë populli organizohej kundër regjimit barbara. Shqiptarët nga të gjitha anët, Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, sot vërshnonin rrugët drejt pjesëmarrjes në këtë protestë për drejtësi. Kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Prandaj, sot si një trup, jemi këtu për të kërkuar liri për lirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dalur për të kërkuar të drejtën tonë. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi. Që nga viti 1994 kur filloi të komunikohej veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës përfshirë konventën e Gjenevës, të vitit 1949”, tha Ahmeti.

Në fjalën e tij, ai akuzoi Gjykatën Speciale për mungesë paanësie dhe për shkelje të të drejtave të të akuzuarve.

“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, deklaroi ai.

Në fund, Ahmeti theksoi se kjo gjykatë, sipas tij, po përdor prova nga burime të diskredituara.

“Ajo punon sikur Serbia, duke pranuar prova nga ata që kanë kryer krime”, tha ndër të tjera Ali Ahmeti.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria me kërkesë për presidenten Osmani, ka të bëjë me Donika Gërvallën

Qeveria me kërkesë për presidenten Osmani, ka të bëjë me Donika Gërvallën
19/03/2026 - 11:55

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë...

Më shumëDetails

SHBA po i targeton armët iraniane të vendosura thellë nën tokë

SHBA po i targeton armët iraniane të vendosura thellë nën tokë
19/03/2026 - 11:50

Pavarësisht rreth 8000 objektivave të goditura vetëm nga forcat amerikane, raketat dhe dronët iranianë ende po sulmojnë vendet fqinje. Pa forcë ajrore dhe pa marinë, janë këto raketa...

Më shumëDetails

Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim
19/03/2026 - 11:26

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur dhënie e një “dritareje” kompromisin që bëri duke njohur letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia për të zbatuar ligjin për të huajt dhe...

Më shumëDetails

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
19/03/2026 - 11:17

Në kuadër të zbatimit të kompetencave ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, është realizuar asgjësimi i 4,000 copë preparate të falsifikuara...

Më shumëDetails

Inspektorati me aksion për Bajram, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati me aksion për Bajram, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën
19/03/2026 - 11:14

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e...

Më shumëDetails

Storie suksesi: Drena Kusari nga Kosova emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Storie suksesi: Drena Kusari nga Kosova emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
19/03/2026 - 10:37

Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka njoftuar se ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në gjigantin teknologjik Microsoft. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë