Kandidati për keyetar të komunës së Rajovecit nga LDK, Burim Krasniqi, ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryetarit Smajl Latifi që vjen nga AAK, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se Latifi udhëhoqi me komunën 12 vite por ende janë pa kanalizim këto fshatra Brestovci, Hoça e Vogël, Nagaci dhe Krusha e Madhe.
“Turp i madh që në vitin 2025 ende flasim për kanalizime. Por, mijëra banorë e fshatra të tërë ende ballafaqohen me probleme që sot do të duhej të ishin të zgjidhura. Me mua kryetar Brestovci, Hoça e Vogël, Nagaci dhe Krusha e Madhe nuk do të harrohen kurrë.” – shkruan ai.
Postimi i Krasniqit:
❌ 12 vjet kryetar – ende pa kanalizim Brestovci, Hoça e Vogël, Nagaci dhe Krusha e Madhe
✅ 12 muaj – kaq kohë do të më duhet ta zgjidhi këtë problem esencial
Turp i madh që në vitin 2025 ende flasim për kanalizime. Por, mijëra banorë e fshatra të tërë ende ballafaqohen me probleme që sot do të duhej të ishin të zgjidhura. Me mua kryetar Brestovci, Hoça e Vogël, Nagaci dhe Krusha e Madhe nuk do të harrohen kurrë.
#HajdemeBurimin #LDK












