Fshafi i lindjes i ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, së shpejti pritet të bëhet me ndriçim publik, pasi që punimet për lëshimin e këtij rrjeti janë afër përfundimit.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i DShPI-së, Granit Tmava, i cili së bashku me Nënkryetarin e komunës, Arian Tahiri kanë vizituar fshatin Broboniq për të përcjellë nga afër punimet që po kryhen, raporton Veriu.info.
Postimi i Granit Tmavës:
Rrjet i ri i ndriçimit publik edhe në Broboniq të Mitrovicës 💡
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës bashkë me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës Arian Tahirin kemi nderin të ju njoftojmë se punimet për rrjetin e ri të ndriçimit publik në Broboniq të Mitrovicës janë shumë afër përfundimit. 👨🔧
Nga nesër edhe rruga “ 33 Çlirimtarët UÇK “ në Broboniq me rrjet të ri të ndriçimit publik 🙌














