Zëvendësministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani, pretendon se “opozita” po dëshiron të ia marrë pushtetin VV-së.
Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë po tentojnë ta bëjnë përmes Gjykatës Kushtetuese.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se kjo ka qenë arsyeje pse opozita nuk e ka përkrah propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit.
“Qe arsyeja e vërtetë pse opozita e bllokuan Kuvendin qe 4 muaj. Me gjykata të kapuna po dojnë me vjedhë vullnetin e qytetarëve. Më në fund u shpërfaqën”, ka shkruar Zogiani.