Policia e Shtetit ka rrethuar zyrat e News 24 në Tiranë, duke kërkuar lirimin e ambienteve dhe largimin e gazetarëve të deskut informativ, shkruan Mitropol.
Rrethimi i objektit është bërë në orët e hershme të mëngjesit, ku një grup policësh është shfaqur në oborrin e objektit, duke bllokuar kështu hyrjen e gazetarëve brenda objektit.
Policia po ndalon hyrjen e gazetarëve në këtë objekt për shkak se kompania shtetërore “KAYO” po pretendon se objekti iu takon atyre.
Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh i shqetësuar për veprimet e Policisë së Shtetit”.
AGSH-ja i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aksionin dhe t’u garantojnë gazetarëve të News 24 qasje në ambientet e punës.