Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Paqja Armeni–Azerbajxhan sinjal i rënies së ndikimit të Moskës; Kosova rrezikon cungim ndërkombëtar pa ndryshim kursi

09/08/2025 - 22:28
në Lajme
A A
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Politologu Agon Maliqi vlerësoi se marrëveshja e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, e arritur dje në Shtëpinë e Bardhë, është një shenjë tjetër e humbjes së ndikimit të Moskës edhe në “mahallën” e vet. Sipas tij, Donald Trump ka rritur dinamikën e angazhimit për t’u kornizuar si “President i Paqes”, ndërsa më 15 gusht pritet takimi Trump–Putin në Alaska, ku temë kryesore do të jetë Ukraina dhe rishikimi i plotë i marrëdhënieve SHBA–Rusi, me pasoja të drejtpërdrejta edhe për Ballkanin.

Në këtë kontekst, Maliqi tha se Serbia ka punuar për t’u pozicionuar fort në Washington. Kjo qasje, sipas tij, kulmoi me vizitën e Marko Djuriq në Departamentin e Shtetit dhe takimin me senatorin Marco Rubio, i dyti i këtij lloji për një zyrtar ballkanas pas Maqedonisë së Veriut. Objektivi i Beogradit, vlerëson ai, është të kapitalizojë mbi rikonfigurimet e mundshme në politikën e jashtme amerikane.

Ndryshe nga Serbia, Maliqi argumenton se Kosova po operon pa një arkitekturë të qartë politike në nivel të lartë. Me mungesë të një qeverie legjitime dhe me Presidencë në skadim të mandatit, Prishtina nuk ka një agjendë të përbashkët strategjike në Uashington.

“Gjatë kësaj periudhe Serbia ka punuar për t’u pozicionuar fort në Washington, gjë që kulmoi me vizitën e Marko Djuriq në Departamentin e Shtetit, i dyti takim i një zyrtari ballkanas me Marco Rubion (pas Maqedonise se Veriut). Kosova ndërkohë në mungesë të një qeverie legjitime dhe me Presidencë në skadim të mandatit, nuk ka agjendë të përbashkët politike të nivelit të lartë. Ka vetëm vazhdimësi të bashkëpunimit me Pentagonin për FSK, diskutime të reja për prodhimin e përbashkët të armëve, si dhe vazhdimësi në projekte ekonomike si ai me MCC. Këto sado që janë pozitive nuk duhet të merren si shenjë e ndonjë përafrimi të nivelit të lartë politik, janë thjesht vazhdimësi e përkrahjes së ShBA për kapacitetet e Kosovës.” – shkroi ai.

Maliqi theksoi se nevoja urgjente e Kosovës është mbështetja politike e ShBA për njohje ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet anëtare të NATO-s, si dhe shtyrja drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë që do ta zhbllokonte vendin në arenën globale. Ai vlerëson se një mbështetje e tillë nuk do të vijë me kursin dhe lidershipin aktual, të cilët “i shohin gjërat përmbys” dhe kanë ndjekur një qasje populiste ndaj veriut.

“Ajo për të cilën Kosova ka nevojë është mbështetja politike e ShBA për njohjen, sidomos nga vendet anëtare të NATO, dhe për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë që na zhbllokon ndërkombëtarisht. E këte gjë Kosova nuk do ta marrë me kursin dhe lidershipin e deritashëm politik i cili gjërat i sheh përmbys. Në fakt, kush merr vesh në këto punë ka vite që paralajmëron se fatura e qasjes populiste ndaj veriut është cungimi ndërkombëtar i Kosovës dhe dorëzimi i aleatit tonë kryesor në duart e Beogradit.”

JU REKOMANDOJMË

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive
Kryesore

PDK dorëzon listën finale në KQZ: 33 kandidatë për kryetarë komunash, 878 kandidatë për asamble

13/08/2025 - 21:00
Togerja Syzana Krasniqi po lufton me kancerin, familja kërkon ndihmë
Lajme

Togerja Syzana Krasniqi po lufton me kancerin, familja kërkon ndihmë

13/08/2025 - 20:48
Tejkalim i rrezikshëm në Prizren/ Policia e “sakaton” mërgimtarin
Lajme

Tejkalim i rrezikshëm në Prizren/ Policia e “sakaton” mërgimtarin

13/08/2025 - 20:31
Biznesmeni i suksesshëm Petrit Kllokoqi ngjitet në majën Monte Blanc (Foto)
Kuriozitete

Biznesmeni i suksesshëm Petrit Kllokoqi ngjitet në majën Monte Blanc (Foto)

13/08/2025 - 20:31
Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
Lajme

Hyseni-Kryeziu i referohet si “aktvendim”, aktgjykimit: Nuk ia vlenë të ndryshohet Albulena Haxhiu

13/08/2025 - 20:17
“Nëse në Alaska shkon mirë, Putin takon Zelenskin”, Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit
Lajme

“Nëse në Alaska shkon mirë, Putin takon Zelenskin”, Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

13/08/2025 - 19:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë