Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka dihet deri tani për rastin në Gjilan

11/08/2025 - 09:31
në Kryesore, Lajme
A A
Krejt çka dihet deri tani për rastin në Gjilan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjarët e njërit nga të vrarët në vrasjen e trefishtë në Gjilan njoftuan se familjari i tyre, Abedin Hoxha, varroset dje.

“Të dashur familjarë,miqë dhe qytetarë,me dhimbje të thellë e me zemra të thyera ju njoftojmë që babai,vëllau,daja dhe familjari ynë i dashur Abedin Mehmetali Hoxha,dje,ndërroi jetë në rrethana të rënda tragjike në Gjilan. Për varrimin e tij ju njoftojmë nesër”, thanë dje nga familja.

Qyteti i Gjilanit dje u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë mbeten të vdekur babë e bir, argjendar të njohur që qytetin e Gjilanit, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të komunës së Gjilanit.

Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima.

I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia në komunikatën e fundit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti tragjik ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati”, kishte deklaruar për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia e Kosovës nga ora 18:00 ka thirrë konferencë për media në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Por, kush është Mefail Shkodra?

Në fundit të muajit qershor të vitit 2024, pas një aksioni të Policisë së Kosovës në Gjilan, Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonis Shkodra ishin arrestuar nën dyshimin e veprave penale të “Fajdës dhe Detyrimit”.

Të dy, bashkë me një person tjetër, i njohur Albert Malisheva dyshohej se kishin ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një viktime me qëllim përfitimin financiar nga veprimet e tyre të paligjshme, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë prej mbi 600,000 euro për viktimën.

Pas arrestimit, Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonis Shkodra u ndaluan me urdhër të Prokurorit për 48 orë.

“Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, kishte njoftuar Policia e Kosovës pas aksionit.

Në rrjete sociale nuk mungonte ekspozimi i jetës lukszove që Mefail Shkodra bënte. Makinat e shtrenjta, orët e kushtueshme, veshjet e markave të njohura dhe aksesorët prej ari janë të ekspozuara në postimet e tyre.

Të dyshuarit Mefail dhe Edonis Shkodra, veçanërisht, janë të njohur për pasionin e tyre për vetura që kushtojnë qindra mijëra euro.

Gjithashtu, në rrjete sociale Mefail Shkodra ka edhe fotografi, ku shihet nën shoqërinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindonit, si dhe Kryeministrit tani në detyrë, Albin Kurtit, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

JU REKOMANDOJMË

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi
06/07/2026 - 22:33

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe...

Më shumëDetails

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj
06/07/2026 - 22:10

Arton Demhasaj ka thënë se nëse flasim për dozën e popullizmit, Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin.“Me popullizëm e shmekerizëm, Përparim Rama mendoj se mund t’ia...

Më shumëDetails

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë
06/07/2026 - 21:57

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të...

Më shumëDetails

S’ka kolona nëpër kufi, pritjet 5 minuta

Paralajmërimet për protestë të serbëve në afërsi të Jarinjës, gjendja vëzhgohet edhe nga ajri
06/07/2026 - 21:21

Për të hyrë ose dalë nga pikat kufitare tokësore në vend, nuk ka nevojë të pritet në kolonë, sipas përditësimit të fundit të Qendërs Kombëtare për Menaxhim Kufitar....

Më shumëDetails

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar
06/07/2026 - 20:40

Bizmeni kontrovers Nadir Çausholli, me precedentë penalë dhe disa dosje të hapura penale për vjedhje dhe skema mashtrimi me ilaçe, ka kanosur paraditen e sotme biznesmenin M. L.,...

Më shumëDetails

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?
06/07/2026 - 20:31

Kryeparlamentari i Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet me ShBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit që vendi i tij nënshkroi me Shtetet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë