Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: Presidentja e ftoi Radomir Llabanin për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë duke e ditur që ishte rrezik për sigurinë kombëtare

11/08/2025 - 16:54
në Kryesore, Lajme
A A
Skandaloze: Presidentja e ftoi Radomir Llabanin për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë duke e ditur që ishte rrezik për sigurinë kombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse presidentja Vjosa Osmani ka pasur informacione që nga viti 2024 se gjyqtari serb, Radomir Laban, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës, dhe sipas pretendimeve të  Qeverisë ai ka lidhje edhe me Radojiçiqin, krerët e institucioneve të Kosovës në krye me vetë Presidentën e Republikës së Kosovës i kanë çuar ftesë zyrtare gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Laban, për të marrë pjesë në ceremoninë e festës së Pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2025.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë është futur në fazën e fundit të mandatit të saj, në një konferencë për media të mbajtur me datën 5 gusht 2025, kishte njoftuar se e ka tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese meqë gjyqtar referues për lëndën ku kërkohej të dihej se cilat janë pasojat legale për mosrespektim të afatit kushtetues 30 ditor, ishte caktuar gjyqtari nga komuniteti serb, Radomir Laban.

“Këtë e kam bërë sio reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, kishte thënë presidentja.

Sipas Osmanit, në një rast të tillë tejet të rëndësishëm s’mund të ishte gjyqtar referues Laban, meqë sipas informacioneve të strukturave të sigurisë, të rikonfirmaura sëfundi, i njëjti përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

“Është thellësisht shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet e sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se e rrezikon shtetin, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues”, kishte thënë Osmani para gazetarëve.

Në këtë konferencë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se për këtë problematikë kishin folur edhe një herë në vitin 2024.

“Echon” e kësaj konference të Osmanit e kanë vazhduar edhe Lëvizja Vetëvendosje, në intensitet edhe më të lartë pas publikimit të aktgjykimit të fundit, ku u konstatua se kryesuesi Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën, ku është urdhëruar të ndiqet rendi i ditës dhe është specifikuar vetëm metoda e votimit të hapur si rrugë drejt konstituimit të Kuvendit të Republikës.

Megjithatë, përkundër faktit se gjyqtari nga komuniteti serb, Radomir Laban, sipas Osmanit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, dhe sipas Qeverisë Kurti e Lëvizjes Vetëvendosje ka lidhje edhe me Milan Radojiçiqin, gjyqtari serb është ftuar zyrtarisht nga liderët e shtetit të marrë pjesë në ceremoninë e 17 vjetorit të festimit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në ftesën e siguruar nga Gazetë Express, presidentja Vjosa Osmani si lidere e shtetit prinë në emrat e krerëve të institucioneve, në ftesën e dërguar.

Se të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe serbin Radomir Laban kanë pranuar ftesë e kanë konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express nga vetë Gjykata Kushtetuese

“Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes shtetërore me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese dhënë për Gazetën Express.

Gazeta Express për të marrë konfirmim për të njejtën çështje i ka drejtuar pyetje edhe këshilltarit për media të Presidentes së Kosovës, Bekim Kupinës, megjithatë deri në momentin e publikimit të tekstit i njejti s’ka kthyer përgjigje. Gazeta Express sapo të marrë përgjigje nga Presidenca e Kosovës, do ta publikojë të njejtën poashtu.

Teksti i përditësuar me përgjigjen e Këshilltarit për Media të Presidencës, Bekim Kupina (17:15)

Kupina në përgjigjen e tij për Gazetën Express ka thënë se me ftesat merret Protokolli i Presidencës dhe jo presidentja Vjosa Osmani. Kupina thotë se Protokolli do të duhej ta merrte parasysh deklaratën e Osmanit të vitit 2024 për gjyqtarin serb Radomir Laban kur i ka hartuar listat për ftesa.

“Presidentja as nuk përpilon as nuk merret me lista protokollare. Do të ishte absurde të mendohej se ajo merret me lista e ftesa. Me protokoll merret Protokolli e jo Presidentja. Ne nuk e dijmë se kush është në listë sepse protokolli merret me këto çështje duke shfrytëzuar lista protokollare. Presidentja ka bërë deklaratë publike rreth z Llaban edhe në vitin 2024. Protokolli do të duhej ta merrte atë deklaratë publike parasysh gjatë perpilimit të listave të organizimeve të tilla. Presidentja është siguruar që dosja e z.Llaban, nëpërmjet AKI-së, t’i dërgohet edhe Gjykatës Kushtetuese, edhe Prokurorisë, edhe Policisë. Kjo ka qenë detyra e saj, e jo detyra e përpilimit të listave protokollare”, ka thënë për Express Bekim Kupina, këshilltar për Media

JU REKOMANDOJMË

Rama sot udhëton drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara

Vrasja e policit gjatë një operacioni në Maliq, Rama: Do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
07/07/2026 - 08:23

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas...

Më shumëDetails

Bëhen bashkë djemtë e tre veprimtarëve të shquar të LDK-së, lënë një mesazh për partinë

Bëhen bashkë djemtë e tre veprimtarëve të shquar të LDK-së, lënë një mesazh për partinë
07/07/2026 - 08:15

Janë bërë bashkë djemtë e tre veprimtarëve të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Bëhet fjalë për djalin e Ibrahim Rugovës, Shaban Manajt dhe Ismet Rracit. Fotoja është...

Më shumëDetails

Një muaj nga zgjedhjet – Çështja e presidentit ende paqartë, partitë presin certifikimin

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara
07/07/2026 - 08:07

Sot bëhen një muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, të jashtëzakonshme, të mbajtura në Kosovë. Pavarësisht se tashmë janë numëruar të gjitha votat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende...

Më shumëDetails

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi
06/07/2026 - 22:33

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe...

Më shumëDetails

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj
06/07/2026 - 22:10

Arton Demhasaj ka thënë se nëse flasim për dozën e popullizmit, Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin.“Me popullizëm e shmekerizëm, Përparim Rama mendoj se mund t’ia...

Më shumëDetails

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë
06/07/2026 - 21:57

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë