Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Bandat kri’minale janë bërë të guximshëma dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin

12/08/2025 - 14:28
në Lajme
A A
Tahiri: VV-ja refuzoi të diskutohej për raportin e DASh-it që e rikonfirmoi korrupsionin e Qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri ka thënë se rastet tronditëse të pesë vrasjeve të rënda në 48 orët e fundit, pas një serie tjetër të vrasjeve që ndodhën nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, janë “pasqyra më e qartë e dështimit të plotë të shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve”.

Tahiri, në një konferencë për media, tha se Kosova po kalon nëpër një gjendje alarmante të sigurisë, “ku po mbretërojnë bandat kriminale të inkurajuara dhe mbrojtura nga pushteti”.

“Bandat kriminale, narkotrafikantët, fajdexhitë, janë bërë të guximshëma dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin, duke u bërë pjesë e një zinxhiri të rrezikshëm që tashmë ka lidhur krimin me politikën dhe institucione të tjera ligjzbatuese. Partia Demokratike e Kosovës ju shpreh ngushëllime më të thella familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga këto vrasje. Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësimin e madh, për dështimin e organeve ligjzbatuese për të vendosur rend, rregull dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha ai.

“15 gusht 2023 – Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, arrestohet në Shqipëri për trafikim dhe shitje të narkotikëve. U kap me 11,300 tableta ekstazi MDMA, peshë mbi 5 kilogramë, vlerë rreth 400 mijë euro. 3 qershor 2025 – Një operacion i gjerë antidrogë çon në arrestimin e 22 personave. Mes tyre, Shemsi Bahtiri, anëtar aktiv i Vetëvendosjes në Qendrën e Prishtinës, një nga figurat kyçe të një rrjeti të trafikut të drogës ku u sekuestruan qindra mijëra euro para të gatshme e të falsifikuara, armë, llogari bankare, automjete luksoze dhe lëndë narkotike. 10 gusht 2025 – Gjilani tronditet nga një vrasje e trefishtë. Autori, Mefail Shkodra, i njohur për veprat e shumta penale, shihet i pranishëm në ahengjet e partisë në pushtet”, shtoi deputeti i PDK-së.

Sipas Tahirit, vetëm një qeveri e re, e vendosur, mund ta çkapë shtetin nga krimi.

“Duhet të jetë misioni i secilit prej nesh, çkapja e shtetit nga bandat kriminale që sot po terrorizojnë shoqërinë tonë. Rritja e numrit të armëve pa leje në duart e qytetarëve tanë, është e frikshme. Sot, aktualisht kemi rreth 250 mijë armë janë pa leje në vendin tonë. Si PDK, në legjislaturën e re, pas konsolidimit të institucioneve dhe qeverisë së re, do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal dhe legjislacionit përkatës për të ashpërsuar dënimet për armëmbajtjen pa leje. Kushdo që posedon apo përdorë armë ilegalisht, duhet të përballet me burg, pa përjashtim. Kosova nuk mund të jetë një vend ku jeta njerëzore humb vlerën. Dhe, jo, kjo nuk është vetëm një betejë politike. Është një betejë për jetën, për paqen, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e vendit”, tha Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Beqa i PDK-së: Nëse qeverisja e Kurtit vlerësohet me nota, vështirë të kalojë, shkon afër 6
Lajme

Ngushtohet rrethi për kryeparlamentar, PDK s’i voton kandidatët e VV-së që deklaruan kundër Thaçit e UÇK-së

13/08/2025 - 19:14
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Vrasjet e fundit në Kosovë, Koci: Alarm për shoqërinë, shkak edhe kriza politike

13/08/2025 - 19:00
Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet
Lajme

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

13/08/2025 - 18:38
Ministri Çeku: Vitin e ardhshëm caktohet lokacioni dhe nis ndërtimi i stadiumit nacional
Lajme

Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

13/08/2025 - 18:33
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Kryesore

Vetëvendosje në “luftë” me Gjykatën, çfarë reagime pati deri tash për aktgjykimin që ende s’ka dalë i plotë

13/08/2025 - 18:15
Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Vazhdojnë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare

13/08/2025 - 17:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Publikohet momenti i vr*asjes në Gjilan (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë