Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

RTK 14 ditë pa paga, Bajrami: 700 familje po presin veç një nënshkrim të Albin Kurtit, padrejtësi dhe abuzim

14/08/2025 - 11:31
në Lajme
A A
Bajrami i reagon VV-së: Pse s’po tregoni që për përfituar nga fondet e BE-së duhet të krijohet edhe Asociacioni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës kanë mbetur pa paga qe tash e 14 ditë – dhe s’shihet në horizont asnjë ndryshim – për shkak të një nënshkrimi që s’po e jep deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Miliona euro ka ndarë qeveria jolegjitime e Albin Kurtit (janë jolegjitim nga data 15 prill kur janë betuar si deputetë), për projekte të dyshimta që askund nuk janë të specifikuara në Ligjin e Buxhetit, por ai ka vendosur t’i luftojë punëtorët e RTK-së, sepse pavarësisht se e kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e RTK-së, po vuajnë që s’po mund t’i kontrollojnë të gjithë gazetarët aty”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Sot është data 14 gusht, por 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës ende s’kanë marrë pagën e muajit korrik.

700 familje po presin një nënshkrim nga Albin Kurti, i cili refuzon ta japë, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, janë dy komuna: Prishtina dhe Gjilani, të cilave nuk u ka kaluar buxheti asnjëherë në Kuvendin e Kosovës (Prishtinës për shkak të neglizhencës së Hekuran Muratit) dhe Ministria e Financave u ndan çdo muaj 1/12 e buxhetit që e kanë pasur në vitin 2024, ndërsa Albini ka vendosur që t’i luftojë 700 punëtorë të RTK-së me justifikimin banal se Ligji nuk i lejon të ndajnë buxhetin për paga për punëtorët e RTK-së, sepse duhet drita e gjelbër nga Komisioni Parlamentar që nuk ekziston.

Miliona euro ka ndarë qeveria jolegjitime e Albin Kurtit (janë jolegjitim nga data 15 prill kur janë betuar si deputetë), për projekte të dyshimta që askund nuk janë të specifikuara në Ligjin e Buxhetit, por ai ka vendosur t’i luftojë punëtorët e RTK-së, sepse pavarësisht se e kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e RTK-së, po vuajnë që s’po mund t’i kontrollojnë të gjithë gazetarët aty.

Shihni një situatë të ngjashme në vitin 2021 se si është bërë zgjidhja, shihni vendimin e kryeministrit Hoti, as atëherë s’ka pasur Kuvend të konstituar, por askush nuk ka mbetur pa pagë, askush asnjëherë nuk ka evidentuar asnjë shkelje në vendimin e asaj kohe.

Pra, siç po e shihni, nuk është Ligji, nuk është mungesa e Kuvendit, është Albin Kurti i cili po i mban peng 700 punëtorë të RTK-së, 700 familje.

Kjo nuk është vetëm padrejtësi – është abuzim me pushtetin.

Andaj i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të veprojë menjëherë dhe të lirojë institucionet nga uzurpatorët.

JU REKOMANDOJMË

Vr’asja e trefishtë: Thirret për protestë nesër në Gjilan kundër Gjykatës dhe Prokurorisë
Kryesore

Vr’asja e trefishtë: Thirret për protestë nesër në Gjilan kundër Gjykatës dhe Prokurorisë

14/08/2025 - 15:49
Drejtori i Radio Kosovës publikon një marrëveshje të dyshimtë të Jeta Xharrës me RTK-në
Lajme

Drejtori i Radio Kosovës publikon një marrëveshje të dyshimtë të Jeta Xharrës me RTK-në

14/08/2025 - 15:43
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Lajme

RTK pa paga, Maliqi: Kurti duke u thirrur në teknikalitete ligjore, ndërsa vetë kryeministër antiligjor sipas Supremes

14/08/2025 - 15:13
Duda Balje garon për asamble komunale në Prizren, a do të jap dorëheqje nga posti i deputetes?
Lajme

Duda Balje garon për asamble komunale në Prizren, a do të jap dorëheqje nga posti i deputetes?

14/08/2025 - 15:08
“Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ
Lajme

“Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

14/08/2025 - 14:54
Ferit Idrizi prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvend Komunal
Lajme

Ferit Idrizi prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvend Komunal

14/08/2025 - 14:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gazetari Mehmeti pretendon se Mefaili me djemtë po hospitalizohen në Serbi (VIDEO)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë