Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

12/08/2026 - 09:52
në Lajme
A A
“Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

Image ref 75987086. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka zhvilluar një bisedë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, të cilën e ka cilësuar si “bisedën më të keqe” që Mojsilloviqi ka pasur me të deri më tani.

Ai i bëri këto komente kur u pyet nëse kishte biseduar me gjeneralin Mojsilloviq pas takimit të tij me komandantin e KFOR-it. Vuçiqi kishte njoftuar të hënën se Mojsilloviqi do të diskutonte me Ulutashin për vendimin e KFOR-it për të reduktuar praninë e përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Mojsilloviqi ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, me komandantin Ulutash, një turk, i cili tha: ‘Nuk ka problem, Policia e ashtuquajtur e Kosovës do të punojë së bashku me ne…’. Vërtet, nuk ka problem? Mirë, tani e kuptojmë pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999. E kuptojmë gjithçka dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, nga kjo bisedë, Serbia tashmë e di “me kë ka të bëjë”.

“Thjesht ndaloni së pretenduari se jeni aty për ndonjë lloj dialogu apo për çfarëdo tjetër, sepse nuk jeni në favor të dialogut”, shtoi presidenti serb, raporton RTRS.

Vuçiq komentoi edhe reagimet e Komisionit Evropian lidhur me deklaratat e tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

“Gjithçka u bë që ne ta përmbushnim, që ata ta përmbushnin atë obligim. Ata nuk e përmbushën dhe as që u shkon mendja ta përmbushin. Dhe thonë se nuk u shkon mendja ta bëjnë. Ndërkohë, ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse dëshironi ta largoni dhe dëboni Serbinë nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.

Të hënën, KFOR-i njoftoi se ka nisur procesin gradual të tërheqjes së pranisë së përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Aty tash shihen edhe automjete të Policisë së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

KEK-u njofton ndalimin e Njësisë A4

Bekir Gërguri emërohet si U.d i Kryeshefit të KEK, Kabashi u kthehet detyrave që kishte më parë
12/08/2026 - 09:43

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht, në ora 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike. Sipas...

Më shumëDetails

Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës
12/08/2026 - 09:35

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 12 gusht. Sipas njoftimit të MINTI-t, çmimet maksimale...

Më shumëDetails

“Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”, Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin

“Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”, Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin
12/08/2026 - 09:13

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë...

Më shumëDetails

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika
12/08/2026 - 08:58

Ngushtica e Hormuzit do të vijojë të jetë e mbyllur për transportin detar për sa kohë Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe nuk pranojnë kushtet...

Më shumëDetails

Hoxha: Kosova si ushtrimore e LVV-së për shembjen e shtetit

Hoxha: Kosova si ushtrimore e LVV-së për shembjen e shtetit
12/08/2026 - 08:50

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për situatën politike dhe institucionale në vend, duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Në një...

Më shumëDetails

PDK-ja kërkon seancë, grupi parlamentar sot shkon në Kuvend

PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër; në orën 11:00 do të jemi në Kuvend (DOKUMENT)
12/08/2026 - 08:38

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se sot do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive të thirrë seancën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë