Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vendosur që në prag të fushatës zgjedhore të vizitojë tregun e kësaj komune duke hedhur kritika dhe dhënë premtime madhore, shkruan Veriu.info.
Ai jep premtime të mëdha për ndryshime kinse drastike duke harruar se dikur ka qenë vet kryetar komune.
Postimi i plotë i Bujës:
“Mirëmëngjesi, Lipjan! Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat e sigurta, si dhe infrastruktura elementare për tregtarët dhe qytetarët.
Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze, ndërsa tregtarët do të punojnë të sigurt dhe të organizuar. Një hap drejt një qyteti më të zhvilluar dhe më të pastër!”