Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çështja e “tregut të lirë” të energjisë dhe shkyqja e paralajmëruar, Ajvazi me një njoftim për bizneset

14/08/2025 - 13:30
në Lajme
A A
Çështja e “tregut të lirë” të energjisë dhe shkyqja e paralajmëruar, Ajvazi me një njoftim për bizneset
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Dytë, vendim i cili luajti në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve Vendor doli me një njoftim për bizneset që janë vendosur detyrueshëm në tregun të ashtuquajtur të lirë në dritën edhe të paralajmërimit për shkyqje nga rrjeti energjetik që bëri dje ZRRE-ja.

Postimi i Ajvazit:

Informim i rëndësishëm për bizneset e posaçërisht bizneset pa kontrata në tregun e lirë të energjisë!

Në tregun e lirë të energjisë elektrike, furnizimi sigurohet në bazë të blerjes një (1) ditë përpara ditës së konsumit.

Pas anulimit të masës së pezullimit nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale, ZRrE ka njoftuar nga data 16 gusht 2025 do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike për të gjitha bizneset që nuk kanë kontratë aktive me një furnizues të licencuar në tregun e lirë.

Duke qenë se data 16 gusht bie e shtunë, ndërprerja praktike për subjektet pa kontratë mund të zgjasë deri të martën 19 gusht 2025, pasi nëse kontrata nuk nënshkruhet deri të premten, e shtuna dhe e diela janë ditë pushimi, ndërsa e hëna do të shërbejë vetëm për lidhjen e kontratës që hyn në fuqi nga dita pasuese – e martë.

Ky informim ka për qëllim të shmangë dëmtimin edhe më të madh të bizneseve përmes ndërprerjes së furnizimit me energji, pavarësisht kostove të larta që do të paguhen në tregun e lirë.

Ndërkohë, për energjinë e konsumuar nga data 31.07 deri më 16.08.2025, deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ZRrE se si do të faturohet kjo periudhë.

Gjendja aktuale e bizneseve:

• Bizneset që kanë fituar masën e sigurimit gjatë muajit korrik janë kthyer në tregun e rregulluar.

• Bizneset që kanë ngritur padi individuale janë ende në pritje të aktvendimit nga gjykata; nëse gjykata vendos në favor të biznesit, ZRrE ka detyrim t’i kthejë ato në tregun e rregulluar, njësoj siç ka vepruar tashmë në disa raste individuale.

Sipas të dhënave, rreth 1,000 kompani nuk i plotësojnë kriteret ligjore për dalje në treg, por megjithatë janë nxjerrë në mënyrë të detyruar. Vetëm rreth 300 kompani i plotësojnë dy kriteret ligjore.

Beteja ligjore vazhdon, dhe do të ishte në interes të të gjithëve që kjo çështje të zgjidhet me vendime të formës së prerë nga gjykata sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të minimizohet dëmi potencial që mund të ndodhë pas shpalljes së aktgjykimeve përfundimtare.

Çdo dëm financiar i shkaktuar në këtë proces, në mënyrë indirekte në fund do të paguhet nga xhepi i qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Lahi Brahimaj i kundërpërgjigjet Fatmir Limajt: Fjala e pambajtur mbetet vetëm pabesi, asgjë më pak
Lajme

Lahi Brahimaj i kundërpërgjigjet Fatmir Limajt: Fjala e pambajtur mbetet vetëm pabesi, asgjë më pak

14/08/2025 - 17:41
Kurti shpërtheu në lëvdata për diplomacinë e Gërvallës, rivalët thonë se ajo u mor me politikë të brendshme
Kryesore

Kurti shpërtheu në lëvdata për diplomacinë e Gërvallës, rivalët thonë se ajo u mor me politikë të brendshme

14/08/2025 - 17:23
Vlora Çitaku viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë: Kokën lart, shpirtin e pathyer, sytë që nuk i shmangen askujt
Kryesore

Vlora Çitaku viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë: Kokën lart, shpirtin e pathyer, sytë që nuk i shmangen askujt

14/08/2025 - 17:12
Greqia në flakë: 10 mijë hektarë tokë e djegur
Lajme

Greqia në flakë: 10 mijë hektarë tokë e djegur

14/08/2025 - 17:08
Kjo është lista e kandidatëve të PSD’së për asamble të Prishtinës
Lajme

Kjo është lista e kandidatëve të PSD’së për asamble të Prishtinës

14/08/2025 - 16:53
Ekrem Hyseni publikon emrat e kandidatëve për asamble në Podujevë
Lajme

Ekrem Hyseni publikon emrat e kandidatëve për asamble në Podujevë

14/08/2025 - 16:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gazetari Mehmeti pretendon se Mefaili me djemtë po hospitalizohen në Serbi (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë