Një zhvillim i ri ka dalë nga hetimet për arratisjen e të paraburgosurit nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë e Veriut më 7 gusht 2025.
Burime të sigurta konfirmojnë se i arrestuari është zyrtari korrektues Nenad Popovic, 52 vjeç.
Sipas Policisë së Kosovës, Popovic dyshohet se ka ndihmuar drejtpërdrejt në realizimin e arratisjes. Gjatë arrestimit, atij i është sekuestruar një telefon mobil si provë materiale. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, njësitë policore po vazhdojnë operacionet për kapjen e personit të arratisur, i cili ende nuk është lokalizuar. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.